Repolitix/ Balla i përgjigjet PD-së: Tradhtinë e bëtë ju në 2011! Komisioni për raportin e Dick Marty-t s'ka qëllim hetimin, por mbledhjen e fakteve mbi këtë çështje

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla dhe propozuesi i ngritjes së komisionit të Posaçëm për pretendimet në raportin e Dick Marty, tha gjatë emisionit "Repolitix" se ngritja e këtij komisioni nuk ka për qëllim të hetojë, pasi atë e bën prokuroria, por është një Komision faktmbledhës i të gjitha materialeve lidhur me raportin e Dick Marty-t dhe akuzat e ngritura prej tij se UÇK ka kryer krime lufte në vendin tonë gjatë 1998-1999. Balla sqaroi se pas mbledhjes së të gjitha materialeve do të hartohet një raport informues dhe do të shoqërohet me një rezolutë që do të nxjerrë edhe qëndrimin e Kuvendit të Shqipërisë mbi këtë çështje.

"Ajo që i duhet Shqipërisë përpara se të mbajë një qëndrim të vetin për këtë çështje duhet të mbledh të gjitha materialet ndër vite dhe të krijojë një raport të sajin. Ky është qëllimi i Komisionit të Posaçëm. Kjo bëhet sot pasi kemi kaluar në një situatë të re të krijuar për shkak të ngritjes së akuzave ndaj ish drejtuesve të UÇK-së. Ne nuk po hetojmë, këtë të drejtë e ka prokuroria. Ne mbi bazë e tyre do të hartohet një raport informues që gjithë materialet mbi këtë çështje të mblidhen nga ai komision i posaçëm. Të gjithë shqiptarët që kanë prova që ndihmojnë në sqarimin e saj që supozohet se ka ndodhur në Shqipëri është i mirëpritu t'i sjell provat. Nuk është komision hetimor që do të ngre akuza, por do të bëjë një raport gjithëpërfshirës për të mbajtur një qëndrim të Kuvendit mbi çështjen në fjalë. I gjithë ky dokumentacion do të jetë voluminoz dhe do të ketë një raport me konkluzione dhe rezolutë përfundimtare. Që nga momenti që u ngrit akuza, ka pasur një reagim nga gjithë spektri politik shqiptar që secili prej parlamenteve të mbante qëndrim. Do të ishte e udhës që ne të mbanim vetëm një deklaratë apo të thelloheshim dhe të studionim me kujdes dokumentacionin që kanë institucionet tona dhe të hartonim një raport dhe pozicionin zyrtar të Shqipërisë për këtë çështje. Nuk ka shqiptar që të thotë që ato krime kanë ndodhur. Në momentin që Shqipëria refuzon me fakte se nuk kanë ndodhur nga krime të tilla, atëherë të ndryshohet dhe pika e rezolutës së 2011 për sa i përket Shqipërisë. Nuk është vendosur përbërja e komisionit", tha Balla.

Në lidhje me kasetën e masakrës në Krushë të Madhe dhe akuzave që janë ngritur ndaj kryedemokratit Lulzim Basha për fshehjen e saj, Balla tha se ky nuk është objekt i komisionit të posaçëm dhe se Lulzim Basha nuk do të jetë fare pjesë e komisionit të posaçëm.

"Për mua përmbajtja e kasetës ka rëndësi dhe nuk kam asnjë dyshim që atë e ka marrë Lulzim Basha, por Kuvendi nuk do merret me të. Basha është një gënjeshtar i vogël që nëse ka një moral le të sqarojë CV e tij dhe  rrethanat që ka punuar qoftë kur ka qenë  një punonjës i gjykatës speciale në 1999 dhe pastaj i UNMIK. Basha nuk është dhe nuk ka për të qenë objekt pune i komisionit. Shqipëria duhet të sqarojë çfarë ka ndodhur brenda territorit të saj në 1998-1999", tha Balla.

 

Në lidhje me akuzat e Edi Palokës së ky komision është tradhti kombëtare, Balla tha se "e vetmja tradhti kombëtare është të votojë përfaqësuesi i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, rezolutën e Dick Marty".

Gjatë ditës së sotme Kuvendi miratoi me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim, ngritjen e Komisionit të Posaçëm për pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë, që implikonte UÇK-në.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:44
Komisioni për raportin e Dick Marty, Gjoni: Duan të bëjnë vetëm lojra politike! Klosi: Jemi vonë, askush nuk priste akuza aq të rënda

Akt antikombëtar e ka cilësuar deputeti i opozitës Ralf Gjoni ngritjen e komisionit të posaçëm për raportin e Dick Marty-t. Në një intervistë në emisionin Repolitix, ai tha se PS refuzon të dënojë gjenocidin e bërë nga Serbia në Kosovë ndaj ka miratuar ngritjen e këtij komisioni dashakeqës.

"Dhe ky komision nuk do arrijë asgjë. Mua më shqetëson refuzimi i PS për të bërë një debat për këtë rezolutë. Ta hedhim në votim. Kjo është kaqadashëse. Jam i sigurt që serbët po fërkojnë duart për këtë infatilitet që po bëhet. Ajo që më shqetëson, është që PS refuzon për të dënuar gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Këta duan të bëjnë vetëm lojra politike dhe nuk duan të dënojnë gjenocidin. Se për çfarë na duhej ne që të shkonim të miratonim këtë komision, unë nuk e kuptoj. Ky është një akt antikombëtar" - tha Gjoni.

Për ish-kreun e ShIK, Fatos Klosi ngritja e këtij komisioni është i vonuar dhe se duhet të ishte bërë më herët. Ai thotë se kjo vonesë ka ardhur për shkak se askush nuk mendonte se do të publikoheshin akuza aq të rënda.

"Ky fakt që ndodhi sot në parlament, a do ta ndihmojë çështjen e UÇK-së. Unë jam dakord që jemi vonë. Nuk e them dot nëse është vonë apo kurrë në këtë rast. Më duket që shqetësimi që është krijuar nga pozita e Shqipërisë në raportin e Dick Marty ishte pasi u publikuan aktakuzat. Asnjë nuk ka pritur akuza kaq të rënda. Unë nuk e kam menduar kurrë që prokuroria do dilte me akuza kaq të rënda. Kurrë nuk e kam ndjerë që ata kanë bërë gjëra të tilla. Dalja e një akuze të tillë na ka shqetësuar dhe tani parlamenti thotë më mirë vonë se kurrë" - tha Klosi.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A...Zh: 27/11/2020 08:33

    Komisioni thote Balla s'ka qellim hetimi, por te grumbulloje fakte. Po si grumbullohen faktet pa bere hetim vetem ky e di.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja