Komisioni për Reformen Zgjedhore
Fico:Të trajnohen komisionerët

Komisioni për Reformen Zgjedhore<br />Fico:Të trajnohen komisionerët<br>
Mblidhet Komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore. Ka filluar seanca dëgjimore me grupet e interesit dhe shoqatat që operojnë në fushat zgjedhore

Bylyknashi ka shprehur se janë bërë diskutime me BE, OSBE, KE dhe komisionin e Venecias për asistencë në reformën zgjedhore.

Përfaqësuesit e ODIHR shprehen te gatshëm për të sjellë ekspertë për financimin e fushatave. Asistence do të jetë verbale ose me shkrim.

Evis Fico, pjesë e Akademisë së Studimeve Politike është shprehur se komisionerët duhet të trajohen për të qenë të pavarur politikisht.

"Duhet të ngrihet një qendër pranë KQZ për trajnimin e komisionerëve. Komisioneret jo zyrtarisht mund të jenë nga partitë politike", është shprehur ai.

Alibeaj ka pyetur nëse ka ndonjë formulë që komisionerët të ngelen të pavarur nga ngasjet politike.

Edhe për Erjona Nurellari, pjesë e Koalicionit për Zgjedhje të qëndrueshme ka shprehur shqetësim për politizimin e organeve të administrimit zgjedhor.

Nard Ndoka, nga ana tjetër, ka thënë se komisionerët kanë ndikuar negativisht në procesin zgjedhor dhe se duhet gjetur një zgjidhje për këtë, por propozimi nuk ka asnjë formulë nga ana e shoqërisë civile

Komisionerët e partive deri tani i kanë prishur zgjedhjet. Duhet te gjendet një zgjidhje. Duhet të kemi një trupë zgjedhore që nuk merr urdhra nga partitë”, është shprehur ai.

Afrim Krasniqi, pjesë e Institutit të Studimeve Politike ka thënë së funksionojnë 4 parti kryetarët e të cilave kanë vdekur.

Nuk kontrollojmë dot financimet e partive. Rekomandimet janë gjysmake që të jetë korrekt me politikën shqiptare. Kuota e partive duhet te shoqërohet me publikimin e listës së anëtarëve që i paguajnë, është shprehur Krasniqi.

Sa i përket dekriminalizimi, Krasniqi thotë se rezultatet janë minimaliste.

Ata qe largohem nga institucionet për dekriminalizim, duhet me ligj të largohen nga partitë politike”, ka thënë ai.

Dashamir Shehi ka shprehur dëshirën që OSBE të ndihmoje këtë herë për të bërë një reforme reale.

Deri tani kemi bere arnime allashqiptarçe.Të ndryshojmë sistemin zgjedhor që të mos na prodhojnë kriminelë, te mos vjedhim votat”, ka thënë ai.

Partitë e vogla bëjnë kërkesë për ndryshim të sistemit  zgjedhor, por dy partitë e mëdha nuk e marrin në konsideratë, megjithëse hapat që po bëhen për të ardhmen, janë të qëndrueshëm. Hapat në të ardhmen.

Dy bashkëkryetarët bashkëpunojnë intensivisht pavarësisht se mbledhjet janë të rralla, ata kanë hartuar një program të mirë pune. Pjesë e këtij programi është përdorimi i teknologjisë në zgjedhje deri në shtator, mundësi votimi për emigrantët. Kanë hartuar një program.

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit