Komisioni për ‘Territorialen’, Zhupa kundër PD: Ndarje shoqërore, shumë qarqe pa përfaqësuar

Komisioni për ‘Territorialen’, Zhupa kundër PD: Ndarje shoqërore, shumë qarqe pa përfaqësuar

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa është shprehur kundër përbërjes së Komisionit Parlamentar demokrat sa i përket Reformës Zgjedhore. Në argumentin e saj, PD-ja ka lënë pa përfaqësuar jugun e Shqipërisë, ku ka vetëm 6 qarqe të përfaqësuar, ku minimumi duhet të kishte 9, aq sa anëtarë janë. Ajo thotë se PD-ja ka lënë pa përfaqësuar shumë qarqe, ndryshe nga sa ka bërë PS-ja. Për të, kjo është ndarje është sipas shoqërisë dhe jo territoriale siç e kërkon dhe lloji i komisionit.

“Dështim i paralajmëruar në përfaqësimin e nevojave dhe interesave të qytetarëve! Grupi Parlamentar i PD përfaqëson vetëm 6 qarqe nga 9 përfaqësues anëtar në reformën territoriale.

Cila ka qënë filozofia e emrave të pëfshirë për tu votuar nesër në komisionin e reformës territoriale nga ana e grupit parlamentar të PD?! Kur ke mundësinë të përfaqësosh 9 qarqe nga 12, dhe ti përfaqëson vetëm 6?!

1- Pa asnjë argument llogjik dhe politik kanë lënë jashtë liste si anëtar të komisionit përfaqësues të zgjedhur të jugut!!

Qarku Vlorë dhe Qarku Gjirokastër janë të papërfaqësuar nga ana e opozitës. Dy qarqe me probleme të thella në ndarjen territoriale, e kryer posacërisht duke bërë llogari elektorale për Partinë Socialiste, janë konsideruar të parëndësishme për tju dëgjuar zëri nga “elita” e grupit parlamentar. Ndërkohë që prodhojnë vetëm këto dy qarqe me ndarjen e sotme 16 mandate deputetësh! Mjafton tju kujtoj që Konispoli ka qendër qarku Vlorën, 175 km largësi!!!! Nevojën për bashkinë Orikum, për bashkinë Ksamil, për rikonceptimin e bashkisë Delvinë, bashkisë Himarë etj etj.

Ndërkohë Partia Socialiste ka znj. Anila Denaj për qarkun e Vlorës dhe Z. Laert Duraj për qarkun e Gjirokastrës në komision.

2- Ndarje “shoqërore” dhe jo territoriale sic e kërkon dhe lloji i komisionit.

Nga 12 qarqe, PD ka zgjedhur të përfaqësohet vetëm me 6 qarqe. Ndërkohë që ka 9 përfaqësues në komision dhe me llogjikë politike duhet të kishte 9 qarqe të përfaqësuar. Kemi dy përfaqësues nga qarku i Durresit, dy përfaqësues nga qarku Dibrës, dy përfaqësues nga qarku i Shkodrës, një i Tiranës, një i Korcës, dhe një i Fierit.

Çfarë halli ka grupi parlamentar me jugun e Shqipërisë?! Çfarë halli ka grupi parlamentar me Lezhën, me Elbasanin, me Kukësin, me Beratin?!

Pse elektorati që na ka besuar votën në këto 6 qarqe të papërfaqësuara dhe ku kemi premtuar edhe ndryshimet e reformes territoriale për ti shërbyer atyre, nuk qenka i rëndësishëm”, shkruan Zhupa.


Lajmi kryesor:

Zbardhen emrat e PS në Komisionin e Reformës Territoriale! Zhupa kundër PD: Ndarje shoqërore, shumë qarqe pa përfaqësuar! Nesër votohen në Kuvend


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi