Komisioni për TIMS, Salianji: SHISH po përdoret, ka dërguar disa përgjigje si për tu tallur

 

Kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin ‘TIMS’, Ervin Salianji ka komentuar përgjigjet e ardhurave nga SHISH, pas kërkesave për informacion. Sipas Salianjit, SHISH po përdoret dhe ka dorëzuar disa përgjigje si ‘për t’u tallur’

“Ka kthyer përgjigje edhe Shërbimi Informativ. Dokumentet me të cilat do të njihemi janë sekret hetimor ndaj do të plotësojmë formularët për tu pajisur me certifikatë sigurie. I keqardhur që një institucion që duhet të jetë ndër më të rëndësishme, si SHISH, përdoret dhe sjell përgjigje për tu tallur me publikun. Ka qëllime të tjera tani mesa duket. Me nisjen e punës së këtij komisioni një drejtues institucioni është larguar, nuk do të them është bërë dëshmori i parë”, tha ai.


Lajmi kryesor:

'TIMS'/ Lexohen përgjigjet e Policisë: Lëvizja të dyshimta të Ervin Muçës, jashtë orarit zyrtar! Gogu i drejtohet Salianjit: Po bën prokurorin, jemi parlamentarë


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim