Komisioni/ Reforma në Drejtësi në
ngërç, opozita ikën pa ardhur mirë

Komisioni/ Reforma në Drejtësi në<br />ngërç, opozita ikën pa ardhur mirë
TIRANE- Kënaqësia e deputetëve të majtë për pjesëmarrjen e opozitës në Komision e Reformës në Drejtësi pas disa muajve mungesë ka zgjatur vetëm pak orë pasi anëtarët e djathtë e kanë bojkotuar atë që në mbledhjen e parë.

"Deshët OPDAT-in e keni, deshët EURALIOS-in e keni, doni Venecian e keni, do ta merrni akoma çfarë t’ju them." - tha Fatmir Xhafa 

Mos dakortësia e të djathtëve për të miratuar në këtë seancë dokumentet e hartuara nga grupi i ekspertëve të reformës në drejtësi është bërë shkak i largimit të tyre nga salla.

"Në rast se ju do të vazhdoni me vendosjen e këtij standarti se ne edhe pa u konsultuar me grupet e interesit edhe pa marrë mendimin e Komisionit të Venecias edhe pa marrë versionin dhe impaktin e opozitës se kjo nuk na duhet, atëherë po ju them se ju jeni shkaktarët e vetëm të prishjes së konsensusit për një reformë kaq të rëndësishme." - tha Halimi

Ndonëse OPDAT dhe ekspertet e EURALIUS nuk e kanë mbështetur idenë e opozitës për ti miratuar dokumentet në shtator, mazhoranca ka vendosur ti votoje ato vetëm në parim për ti lënë mundësi opozitës të sjellë amendamentet e saj.

"Të mirtojmë dokumentin analizën e sistemit të drejtësisë në shqipëri sipas tekstit bashkangjitur këtij vendimi për shkak se ne e konisderojmë një proçes të mbyllur nga të gjitha pikëpamjet anazilë dhe ka qenë koha e mjaftueshme për të gjithë aktorët, faktorët dhe të gjithë individët që kanë dashur të kountribojnë për ta bërë këtë gjë. Së dyti, të miratojmë në parim strategjinë dhe planin e veprimit duke e konsideruar të hapur këto dy dokumenta për një proçes të mëtejshëm konsultimi dhe tërheqje mendimi nga grupi i ekspertëve të nivelit të lartë." - tha Xhafa

Komisioni për Refomën në Drejtësi do të presë seancën e dytë të radhës jo më larg se në shtator.

Ndërsa nënkryetari i këtij komisioni, Eduart Halimi tha se me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve PD u bë pjesë e procesit dhe do jetë me një qëndrim të qartë për të dhënë impakt konkret në të gjithë punën e Komisionit të Reformës në Drejtësi.

“Reforma në drejtësi duhet bërë me ekpertizë ndërkombëtare sepse e kemi parë se kur nuk ka ekspertë ndërkombëtarë ndodh kapja e sistemit”, - tha Halimi

Në një kohë kur Kuvendi ka mbyllur punimet për këtë sesion parlamentar dhe deputetët zyrtarisht janë me pushime, e njëjta gjë s’mund të thuhet për anëtarët e mazhorancës dhe opozitës në komisionin e reformës në drejtësi. Fatmir Xhafaj, Vasilika Hysi, Pandeli Majko, Ulsi Manja dhe Spartak Braho nga e majta, si dhe Eduart Halimi, Oerd Bylykbashi, Arben Ristani, Gent Strazimiri dhe Fatmir Mediu nga e djathta, do tu duhet të punojnë për platformën e drejtësisë, edhe gjatë muajit gusht. Reforma në drejtësi është nxitur fort nga faktori ndërkombëtar, si faktor kyç për çeljen e negociatave me BE-në. 

Rainer Deville, përfaqësues i EUROALIUS:
“Në strategji ne nuk kemi paraqitur një alternativë të vetme, por opsionet e ndryshme të zgjidhjeve dhe unë propozoj që ju sot t’i votoni këto dokumente dhe në fazën kur të vijmë te draftimi konkret i dispozitave, atëherë do të jetë momenti kur ne duhet të përcaktojmë zgjidhjet konkrete, alternativën e vetme. Ky proces i hartimit sigurisht që do të kërkojë me patjetër konsultime. Dhe për këtë unë ju ftoj që të gjithë të merrni pjesë pasi ky është proces më i vështirë, por sot duhen votuar.”

John Smibert, përfaqësues i OPDAT-it:
“Ky është hapi i parë dhe në shumicën e vendeve ku ne kemi shërbyer, ky ka qenë hapi i parë për të ndërmarrë hapat e tjerë në vijim më të mëdhenj. Hapi i dytë , zgjedhja e Strategjisë ishte rezultat jo vetëm i dokumentit analizues, por njëkohësisht edhe i punës së bërë nga të gjithë kryetarët e komisioneve dhe bashkëkryetarët të cilët janë bazuar edhe në opinionet e tryezave. Ka qenë një proces dinamik i cili ka kaluar nga procesi i analizës në procesin e daljes në një strategji e cila do të adresonte problemet që janë hasur. Mendojmë që një proces i tillë do të konsiderohej një proces transparent, i hapur dhe që i shërben qëllimit. Vazhdoj në vijim të opinionit të kolegut tim që është një proces shumë i rëndësishëm i cili i paraprin një procesi siç ai i draftimit të projektligjeve. Ju kërkuat opinionin tonë nëse ky dokument duhet votuar ose jo sot? Ky mbetet një mendim i juaji, por sikurse unë dhe kolegu im mbetemi besimplotë se ky është një proces i cili ka vlera për t’u votuar.”


 
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës