‘S’e pranoj as Berishën, as Bardhin’, Açka për Report Tv: U largova nga PD se nuk u bëra ushtare e kazermës! Kaosi, rrugë e gabuar

Deputetja opozitare, Flutura Açka, e larguar tashmë edhe nga grupi i PD, ka komentuar në Report Tv kaosin dhe djegien e karrigeve të Kuvendit. Të gabuar e quan Açka këtë strategji që po ndjek Partia Demokratike duke thënë se të njëjtën rrugë e provuan edhe më parë, por në fakt favorizuan mazhorancën që kaloi ligje pa diskutim.

E ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Açka tha se përmes kaosit legjislaturën e kaluar, PD arriti marrëveshjen e ‘skutës’, siç ajo e cilësoi, për të ndryshuar Kodin Zgjedhor e amnistinë penale.

“Ka të drejtën të protestojë, por parlamentin e kemi vendin ku mund të themi fjalën. E provuam me djegie karriges, flakadanë, kujtuam se paralizuam mazhorancën, por i dhamë mundësi mazhorancës të kalonte buxhetin 2024 dhe ligje shumë të rëndësishme. I dhamë mundësinë të bëjë zullume edhe më të mëdha. Ky lloj i të bërit opozitë që çoi në marrëveshjen e ‘skutës’ dhe që i dha edhe më shumë fuqi kësaj mazhorance, ishte rruga që e kemi provuar dhe duhet të gjenim forma të tjera, aq më shumë se rezultati në fund ka qenë gjithnjë pro mazhorancës”, tha Açka në Report Tv.

Për Report Tv, Açka shpjegon edhe pse u largua nga grupi i PD, duk ethënë se nuk pranon as Gazment Bardhin si kreun e grupit dhe as Sali Berishën si kryetar. Për Açkën, PD ka filluar të cedojë në ADN e saj, atë për çka u krijua në fillim.

“Nuk jam pjesë e atij projekti, kam qenë pjesë e atij projekti politik me gjithë dashurinë. Nuk e kam kuptuar kurrë agresionin e të mive ndaj meje, ndoshta natyra ime rebele që nuk përpurthet me vendime grupi, që nuk merren nga grupi, por ato vendime nuk merren nga grupi koka të nxehta që duan të promovojnë veten e tyre, kam përshtypjen se PD ka dalë nga aksi që nisi në vitin ’90. Kemi filluar të cedojmë tek ADN e PD.

Të vetmin faj për largimin, duket se ia vesh vetes, duke thënë se nuk u bë ushtare e kazermës.

"Unë hyra në politikë me gradën gjeneral, aty do duhet të jenë ushtarë të cilët futen në kazermë dhe nuk i diskutojnë vendimet e kryetarit dhe kryesisë dhe ua imponojnë vendimet e grupit ku veprojnë", tha Açka. 

Açka tregon edhe vijat e kuqe me PD, ndërsa bashkë me Alibeajn kërkojnë të sjellin një alternativë të re në zgjedhjet 2025 për qytetarët shqiptarë.

“Largimi im nga grupi nuk do të thotë që po nxitoj për të zënë parlamentin, do kisha dashur të isha pjesë e një lëvizje, që ndoshta do vijë me kohën para zgjedhjeve, për të dhënë një frymë të re opozitare, jo frymën që djeg karrige dhe pas një muaji voton kodin zgjedhor dhe amnistinë dhe shkatërron reformën zgjedhore dhe shkon e bën protestë para SPAK.  Në një klub të tillë ku shahet, grushtimi i institucioneve të drejtësisë, moslënia kohë e tyre për të dhënë rezultate, e pandershme agresioni që kemi ngritur ndaj ndërkombëtarëve dhe veçanërisht sjellja ndaj votës së shqiptarëve”, tha Açka.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 04/10/2024 17:24

    Ik se nuk i mungon njeriu shko dhe mos u kthefsh me

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar