Komisioni 'Tahiri'/Paloka: Institucionet vonojnë dhënien e informacionit

Nis me debate të ashpra Komisioni Hetimor për çështjen ‘Tahiri’, debati është zhvilluar mes kryetarit Paloka dhe nënkryetares Felaj.

Edi Paloka i është drejtuar nënkryetares Ermonela Felaj duke i thënë që ju keni uzurpuar vendin tim. Sipas anëtarit të PD Noka ka thënë që mazhoranca kërkon të nëpërkëmbë Komisionin. 

Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor Parlamentar "Tahiri" përballi palët pas debatit të krijuar me 4 prill, ku mazhoranca mblodhi Komisionin e vetme teksa deputetët e opozitës ishin në sallën e gjyqit ku mbahej seanca për protestuesit e Rrugës së Kombit.

Unë e kalova, megjithatë meqe e hapët ajo e ashtëquajtuara mbledhje që ju bëtë përveçse është krejtësisht nul, është dhe në shkelje të plotë të ligjit. Ju zonja Felaj në atë mbledhje keni ozurpuar postin e kryetarit që nuk ju takon me ligj. Për mbarëvajtjen e komisionit unë e lashë vetëm me një denoncim publik sepse mund t'ju akuzoja për uzurpim të postit sipas ligjit ju e dini shumë mirë se nënkryetari i komisionit vetëm me autorizim të kryetarit mund të marrë detyrat e kryetarit. E keni të qartë, të shkruar shumë mirë në ligj.

Ju atë ditë keni uzurpuar postin tim. Nuk do ta toleroj më.Komisionin e drejtoj unë me të gjitha kompetencat që më jep ligji dhe kushtetuta, absolutisht nuk keni pasur të drejtë të mblidhni komisionin. Unë e kuptoj pse e bëtë, ishte vendimi për tu marrë në gjykatë për kuksianët që u ngritën në protestë, ju dhanë urdhër për të bërë zhurmë. Por nuk mund të trajtohet as ligji dhe as Kushtetuta në këtë mënyrë, sa herë ti duhet Edi Ramës për të krijuar situata që në fakt ju vënë jnu në vështirësi, se ai është në terëzi.

Edi Paloka, kryetari i Komisionit Hetimor i Çështjes 'Tahiri'

Felaj, nënkryetarja e komisionit Tahiri, kërkoi që pika e parë të kalojë pikë e katërt. Pika e parë është miratimi i listës së ekspertëve të jashtëm te cilët do të aistojnë në Komisionin Hetimor.

Kanë vazhduar replikat mes Palokës dhe Felajt, duke theksuar që pika kryesore si rend i ditës vendoset nga kryetari dhe jo nga nënkryetarja.

Duke filluar nga Kryeministria, Ministria e Drejtësisë, pergjigjet në forma të ndryshme dhe absurde. Gjysma apo më shumë se anëtarë të Komisionit janë të pajisur me certifikata sigurie, por mesa duket Edi Rama paska pritur që të pajisesha edhe unë që të dërgonte dokumentat.

Xhafaj na pyet nese e kemi miratuar ligjin, ai kërkonte shtyrje afati, të planifikoj plani i hetimit.

Ministria e Mbrojtjes kërkon shtyrje afati pasi dokumentat kërkojnë një afat më të gjatë pasi duhet punë e gjatë dhe voluminoze. Asnjë institucion që është nën pushtetin Edi Ramës nuk ka sjellë asnjë informacion edhe pse afati i shumë prej tyre ka kaluar.

Edi Paloka, kryetari i Komisionit Hetimor i Çështjes 'Tahiri'

Ka mungesë serioziteti, pasi nuk mundemi të analizojmë punën e një institucioni. Ju sjell në vëmëndje faktin që në bazë të rregullave mënyra se si merren informacionet janë të parashikuara qartë, dhe nuk duhen paragjykuar se si i japin informacionet pasi kanë rregullat e tyre. Do tju lutesha të mos akuzoni për mënyrën e veprimit të secilit prej institucioneve.

Klotilda Ferhati, anëtare e Komisionit Hetimor i Çështjes 'Tahiri'


Kërkohet shtyrje kohe e pakuptimtë, përgjigjet janë qesharake dhe aspak profesionale. Të gjitha palët e mbështetën këtë proces që të gjithë shqiptarët të kënë transparencë.

Ministria e Brendshme kërkon kohë, e kemi pasur zëvendësministrin i kemi ofruar ndihmë shtesë, por tha që nuk kemi nevojë.
Do ta bëjnë komisionin qesharak, dhe të mos dalë transparenca, që të mos dalin të palarat

Endrit Braimllari, anëtar i Komisionit Hetimor i Çështjes "Tahiri"

Edi Paloka ka ironizuar kërkesat e mazhorancës për informacion nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ai ka thënë që nuk ka firmosur disa nga kërkesat për arsye se nuk i përmbahen objektit të hetimit.

Pika tjetër e rendit të ditës, dokumentacioni i kërkuar nga mazhoranca, disa nga dokumenta nuk janë nënshkruar nga ana ime për disa arsye, sepse duhet të njoftoj unë si kryetar anëtarët e tjerë. Kanë ardhur disa kërkesa nga mazhoranca për disa institucionë të ndryshëm. Drejtuar Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kërkesat e mazhorancës dalin jashtë objektit të hetimit. Ju mund të kërkoni nese janë ngritur apo jo alienët por duhet të ngrini një Komision tjetër. 

Janë tre dokumente që nuk i kam firmosur sepse dalin jashtë objektit të qëllimit të çështjes.

Edi Paloka, kryetar i Komisionit Hetimor i Çështjes "Tahiri" 

Anëtari i mazhorancës Paulin Sterkaj ka thënë që duhet të punojmë bashkarisht për të ecur para, të mos sulmojmë njëri-tjetrin dhe të zgjdihim çështjen për të cilën jemi mbledhur këtu.

Ta zgjidhim këtë çështje se për atë jemi mbledhur këtu, po bëjmë një punë të dytë pasi Çështjen "Tahiri" po e gjykon edhe Prokuroria. Ne nuk kemi asgjë me njëri tjetrin, pasi kur dalim nga këtu i japim dorën gjithësecilit, por duhet të vazhdojmë punën dhe të mos e zgjasim kot. Asnjë nga institucionet nuk ka thënë që nuk do të japë informacion, por për arsyet e cituara kanë vonuar dhënien e informacionit.

Paulnin Sterkaj, anëtar i mazhorancës i Komisionit Hetimor i Çështjes "Tahiri"

Kërkesat që kemi firmosur ne, ju si kryetar duhet ti firmosni. Zoti Noka nuk ka të drejtë të flasë për letrat që kërkuam ne, pasi as ne për kërkesat tuaja nuk i shqyrtuam kjo duhej dhe kjo jo. Nese nuk i firmos, je i detyruar ti firmosësh. Ky është një Komision i përbashkët. Nese ke shqetësime drejtohu Konferencës se Kryetarëve. Mos diskutoni çfarë kërkojmë ne, e drejte apo e keqe është çështja jonë, pasi ne nuk i kemi as diskutuar ato çfarë keni kërkuar ju.

Bashkim Fino, anëtar i mazhorancës në Komisionin Hetimor i Çështjes "Tahiri"

Anëtari i opozitës i Komisionit "Tahiri" ka thënë që shumë nga kërkesat që ka mazhornaca nuk i përkasin aspak çështjes për të cilën hetohet.

Ju kërkoni të dhëna për SHISH, por nuk kërkoni të dhëna për policinë dhe kultivimin e lëndëve narkotike. Duhet hapur Komision i veçantë për ato që kërkoni ju. Si e pinte kafen ambasadori Withers, e sheqer apo pa sheqer. këto janë absurditete.

Flamur Noka, anëtar i opozitës i Komisionit Hetimor i Çështjes "Tahiri"

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja