Vasilika Hysi e ka konsideruar situatën e të drejtave të njeriut në vendin tonë, si një rrugë në të cilën janë bërë hapa para, por edhe prapa sa i takon respektimit të të drejtave.
Duke nënvizuar komunitetin Rom, Egjyptian, LGBT etj, Hysi ka theksuar se duhet të punohet akoma më shumë që të drejtat e tyre të respektohen.
“Sot, me gjithë progresin e bërë, Shqipëria ka ende shumë për të bërë. Romët, egjyptianët, anëtarët e komunitetit Gay, kanë nevojë të mbrohen dhe të drejtat t’iu respektohen” ka thënë Hysi.
Lidhur me tre ligjet e miratuara javësh së shkuar në Kuvend, Hysi tha se një përqindje e madhe e rekomandimeve të ardhura nga Komiteti Shqiptarë i Helsinkit dhe Shoqëria Civile janë marrë parasysh nga qeveria, pasi ajo çmon shumë mendimet e dhëna, në mënyrëqë të drejtat e qytetarëve të mos cënohen.
“Këtë javë ne miratuam 3 ligje të rëndësishme. Pjesa më e madhe e rekomandimeve janë rekomandime te ardhura nga Komiteti Shqiptarë i Helsinkit dhe organizta të Shoqërisë Civile, rekomandime të cilat u morën parasysh” ka vijuar Hysi.
Por, sipas saj në 25 vite, Komiteti Shqiptarë i Helsinkit ka kaluar në disa faza, ku shumë beteja i ka fituar në Gjyatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Strasburgut, ndërkohë që ka humbur edhe shumë të tjera. Ndërkohë, ka dhënë disa rekomandime që ende nuk janë reflektuar në Kodin Zgjedhor.
“Eshtë e rëndësishme për të vënë mekanizmat e brendshëm e të jashtëm të të drejtave të njeriut. Në vite, KShH ka fituar e humbur beteja në Strasburg e Gjykatën Kushtetuese. Kshsh ka dhënë rekomandime të shumta e profesionale, por politika ende nuk i ka reflektuar në Kodin Zgjedhor disa rprej tyre” ka deklaruar ajo.
Për Hysin, si ish drejtore e përgjithshme e KShH, ky institucion ka patur një rrugëtim të vështirë, ku është ndjerë zëri i tij ku ka ndikuar gjatë viteve të fundit në drejtim të pasurimit të praktikës legjislative.
Hysi ka evidentuar si moment të rëndësishëm, kontrollin parlamentar, adresimin e problemeve tek Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ligjeve dhe nënkomisionet parlamentare.
Këto deklarata, Vasilika Hysi i ka bërë në ceremoninë e 25 vjetorit të aktiviteteit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit në të cilin kanë marë pjesë personalitete dhe bashkëpunëtor të KShH.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com