TIRANE - Komiteti Shqiptar i Helsinkit thotë se ligji i amnistisë që u miratua në seancën e fundit të Kuvendit për këtë vit nuk i jep zgjidhje problemit të mbipopullimit në burgje. Në një deklaratë për mediat e cila nis me përshendetjen për miratimin e këtij ligji, Komiteti Shqiptar i Helsinkit shprehet më tej se mbipopullimi në burgje shkaktohet nga masat e shumta të sigurisë me "arrest me burg". KShH e shikon këtë fenonem një "barrë" edhe për buxhetin e shtetit që duhet të trajtojë persona me liri të kufizuar.
Deklarata e plote e Komitetit Shqiptar të Helsinikit
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) përshëndet miratimin e Ligjit “Për amnistinë” nga Kuvendi, si një mjet për uljen e mbipopullimit në burgje e paraburgime dhe shprehjen e humanizmit ndaj personave të privuar nga liria.
Megjithatë, do të deshëm të nënvizojmë se kjo amnisti nuk e shmangu fenomenin e mbipopullimit, i cili siç kemi theksuar vazhdimisht, krijon kushte per trajtim çnjerëzor e degradues, si dhe rritje të shpenzimeve nga buxheti i shtetit për mbajtjen e trajtimin e personave me liri të kufizuar.
Me këtë rast sjellim në vëmendje të opinionit publik se, mbipopullimi në burgje e paraburgime shkaktohet edhe nga aplikimi, në masë të gjerë, i masës së sigurimit “arrest me burg”; nga afatet e gjata të hetimit; nga aplikimi i ulët i dënimeve alternative ndaj burgimit; aplikimi jo i drejtë i lirimit me kusht dhe lirimit për shkak të rrezikut për jetën e të burgosurit; nga moszbatimi sa duhet i institutit të faljes së dënimit, etj.
Për këtë arsye ne u sugjerojmë organeve të drejtësisë, veçanërisht gjykatave dhe prokurorive, ta shikojnë dhe përmirësojnë veprimtarinë e tyre në këtë drejtim, sepse në një shoqëri demokratike, humanizmi është pjesë e zbatimit të drejtësisë penale .
Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com