Komiteti i Pajtimit: Dhuna është
fshehur, ka intensitet të lartë
Nga një studim i realizuat nga Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar në gjithë vendin, që nga 6 janari i 2013 e deri pas zgjedhjeve rezulton se fenomeni i dhunës në familje regjistrohet në nivele të larta dhe se gjatë viteve të tranzicionit është mbajtur i fshehur si nga famijet, ashtu edhe nga qeveritë.
TIRANE- “Dhuna në shoqërinë shqiptare, si ajo e shfaqur këto ditë ashtu dhe ajo që është mbajtur e fshehtë gjatë gjithë viteve të tranzicionit, vazhdon të ketë një intensitet të lartë që nuk ka ekzistuar kurrë ndonjëherë në historinë e shqiptarëve. Numri i vrasjeve pati një rënie deri në vitin 2005, por tani është dyfishuar, ndërsa vrasja e grave është dhjetëfishuar. Stresi dhe depresioni ka mbërthyer shumicën e familjeve shqiptare jo vetëm nga rrënimi ekonomik por edhe nga dhuna në familje, vrasjet me masakrim, sulmet për grabitje dhe maskat”.
Ky është njëri prej konkluzioneve të arritura nga një studim i realizuat nga Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar në gjithë vendin, që nga 6 janari i 2013 e deri pas zgjedhjeve.
Nga puna e realizuar nga ekspedita e pajtimit rezulton se fenomeni i vrasjeve ruajti të njejtin intensitet si në vitin 2012, përgjatë fushatës elektorale ndodhën më pak vrasje se muajt para dhe pas kësaj fushate. Sipas Komitetit kjo erdhi për faktin se gjatë fushatës pati një mobilizim të të gjithë faktorëve që qytetarët të shmangnin përplasjet për arsye politike
Po kështu, në zgjedhjet e 23 qershorit, nga 1221 familje të ngujuara e 3800 të fshehura nga hasmëria u bë e mundur që 260 nga familjet e fshehura dhe 47 të ngujuara të shoqëroheshin nga misionarët për në qendrën e votimit. Për shkak se kërkesa e Komitetit për aplikimin e kutive të lëvizëshme të votimit u refuzua nga
KQZ, shumica dërmuese e qytetarëve të përfshirë në hasmëri u privuan nga e drejta e votës.
Rreth 30 000 familje të tjera që kanë konflikte toke në fshat, dhe kanë lëvizur në metropole pa e ndryshuar gjendjen civile, e kanë pasur të vështirë që të shkojnë në zonat ku kanë vendbanimin dhe regjistrimin e tyre si votues. Qytetarët e ngujuar e të fshehur nuk mundën të kishin besim për garancinë e jetës.
Sipas raportit të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, për vitin 2013 kemi të njejtin intensitet ako më të lartë të të vrasjeve se sa në vitin 2012. Deri tani janë 78 të vrarë, 65 burra e 13 gra. 18 prej këtyre vrasjeve janë kryer brenda familjes.
Sipas përcaktimit të policisë:
Për hakmarrje e gjakmarrje janë 18 viktima, 17 burra e 1 grua.
Për motive pronësie janë 6 viktima, 5 mashkuj e 1 femër.
Për motive të dobëta 19 viktima, 14 mashkuj e 5 femra.
Për motive nderi 2 viktima mashkuj.
Për motive xhelozie 4 viktima, 1 mashkull e 3 femra
Për motive politike 1 viktimë, mashkull
Për motive të tjera 26 viktima 23 meshkuj dhe 3 femra
Vrasje aksidentale me armë janë 2 viktima, 2 mashkuj. Por përcaktimet e këtyre vrasjeve sipas policisë kanë qenë vazhdimisht të pa bazuara, me tendencë mbulimi të së vërtetës.
Sipas raportit të Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar, dhuna në shoqërinë shqiptare është mbajtur e fshehur.
Pavarësisht masave të marra së fundmi për rritjen e masës së dënimit për të të gjithë ata që shkelin ligjin dhe ushtrojnë dhunë në familje, sërish ky fenomen regjistrohet në nivele të larta.
Për të përmbushur këtë studim, grupet e punës së Komitetit janë të aktivizuara në 2800 fshatra, 300 komuna dhe 60 bashki.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.9%
-
Jo
40.5%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5191
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40