Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk
e përjashton Rusinë nga Rio 2016

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk<br />e përjashton Rusinë nga Rio 2016
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur të mos e përjashtojë Rusinë nga Lojërat Olimpike të Brazilit, por sportistët rus do të lejohen të konkurojnë vetëm nëse në trupin e tyre nuk gjenden gjurmë të dopingut.

Sportistët rus do të lejohen të marrin pjesë vetëm nëse përmbushin të gjitha kriteret e vendosura nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Në këtë mënyrë Komiteti Olimpik ka vendosur të mos marrë një vendim kolektiv pezullimi për skuadrën olimpike të Rusisë për Olimpiadën e Rios.

Rusia është vënë në shënjestër prej kohësh nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Agjencia Botërore e Dopingut, prej skandalit të dopingut. Nën shënjestër të CIO-s dhe VADA-s janë edhe Lojërat Olimpike Dimërore që janë zhvilluar në Soçi të Rusisë në vitin 2014.

Presidenti i CIO-s Thomas Bach, ka thënë, "Ne kemi vendosur disa kritere tepër të rrepta dhe nëse atletët rus duan të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Rio 2016 duhet ti përmushin këto kritere. Lojërat Olimpike nisin në datën 5 gusht.

Redaksia Online
xh.m/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)