Komiteti për Zgjedhje të Lira: Vonë
me listat dhe njoftimin e votuesve

Komiteti për Zgjedhje të Lira: Vonë <br />me listat dhe njoftimin e votuesve
TIRANË – Publikimi i listave të zgjedhësve dhe njoftimi i tyre me shkrim për qëndrën e votimit ku do të drejtohen nuk është bërë ende dhe duket se do të jetë e vështirë për t’u realizuar brenda afatit të përcaktuar, datës 3 mars 2013.

Këtë shqetësim ka ngritur sot, Komiteti i Helsinit, nëpërmjet një deklarate për shtyp në të cilën thuhet se “ sipas nenit 52/1 të Kodit Zgjedhor, kryetari i njësisë të qeverisjes vendore, brenda 60 ditëve nga publikimi i ekstraktit të përbërësve zgjedhorë (d.m.th. deri më 3 mars 2013), kryen lajmërimin me shkrim për çdo zgjedhës; lajmërimi me shkrim duhet të përmbajë qendrën e votimit, vendndodhjen dhe adresën e saj, si dhe numrin rendor të zgjedhësit në listën e zgjedhësve të qendrës së tij të votimit.

Sipas informacioneve që ka grumbulluar Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme, nëpërmjet sondazheve të kryera në vend, në 8 qarqe të vendit, rezulton se përmbushja e kësaj detyre ende nuk ka filluar. Për shkak të kohës së pakët që ka mbetur në dispozicion deri më 3 mars, duket se do të jetë e vështirë që detyra të realizohet në afat.

Ky fakt bëhet më shqetësues po të kemi parasysh se ekstraktet e përbërësve zgjedhorë nuk u afishuan dhe nuk u bënë publike sipas kritereve dhe afateve ligjore, pa përjashtuar këtu faktin se edhe zgjedhësit nuk rezulton të jenë treguar të interesuar, sa duhet për t’u njohur me to.

Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme”, përfundon deklarata, shpreh shqetësim sepse organet e ngarkuara për mbikëqyrjen e këtij procesi, Ministria e Brendshme dhe KQZ, nuk po japin ndihmesë dhe nuk po bëjnë presionin e duhur, mbi njësitë e qeverisjes vendore, për plotësimin e këtij detyrimi ligjor të rëndësishëm”.

Redaksia Online
(ar.sh/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mik i të gjithëve dhe idhull i tifozërisë, Sylvinho, trajneri i Kombëtares që shkëlqen përtej fushave

Mik i të gjithëve dhe idhull i tifozërisë, Sylvinho, trajneri i Kombëtares që shkëlqen përtej fushave