KOSOVE- Përfaqësues të Komitetit ushtarak i NATO-s vizitojnë sot shtabin e KFOR-it në Kosovë. Kjo vizitë vjen në një kohë kur KFOR-i po sfidohet në zbatimin e mandatit të tij në veri të Kosovës, për shkak të barrikadave të ngritura nga serbët, të cilat bëjnë të pamundur një nga detyrat kryesore të KFOR-it, ofrimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë.

Në fillim të këtij muaji gjatë një përpjekje për largimin e barrikadës në Rudarë të Zveçanit dy ushtarë të KFOR-it mbetën të plagosur. Pas kësaj, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen përgëzoi KFOR-in për mënyrën se si e kanë zhvilluar operacionin e heqjes së barrikadave. Komiteti Ushtarak është autoriteti më i lartë ushtarak në NATO si dhe burim kryesor i këshillimit ushtarak për trupat vendim-marrëse të NATO-s. 
(jd/shqiptarja.com)