Kompania amerikane e numërimit të votave dorëzon padi 1.3 miliardë dollarë kundër avokatit të Donald Trump

Kompania amerikane e numërimit të votave dorëzon padi 1.3 miliardë dollarë kundër avokatit të Donald Trump

Rudy Giuliani

Kompania amerikane Dominion Voting Systems Inc, e cila merret me numërimin automatik të votave ka ngritur një padi prej 1.3 miliardë dollarësh kundër avokatit të ish-Presidentit Donald Trump, Rudy Giuliani, ku e akuzon këtë të fundit për shpifje, për manipulime të shumta në zgjedhjet presidenciale.

Kompania me bazë në Denver, kishte ngritur më parë një proces gjyqësor kundër avokates së fushatës së ish-Presidentit Trump, Sidney Powell, të cilën e akuzoi gjithashtu për përhapjen e teorive të rreme të konspiracionit në lidhje me zgjedhjet ku ish-presidenti Donald Trumpi humbi ndaj demokratit Joe Biden.

Giuliani dhe avokati i tij, Robert Costello, nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për komente por vazhdoi të këmbëngulte tek pretendimet e tij në lidhje me zgjedhjet, duke thënë javën e kaluar gjatë një emisioni në radio se ai po sulmohet për “ushtrimin e të drejtës së fjalës së lirë dhe mbrojtjen e klientit” të tij.

Edhe një punonjës i kompanisë Dominion, Eric Coomer, paraqiti një padi për shpifje kundër fushatës së ish Presidentit Trump, duke thënë se ai ishte detyruar të fshihej për shkak të kërcënimeve me vdekje që kishte marrë nga mbështetësit e zotit Trump.

Kompania Dominion po kërkon 1.3 miliardë dollarë dëmshpërblim nga ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, duke pretenduar se “ai dhe aleatët e tij prodhuan dhe shpërndanë "Gënjeshtrën e Madhe “, e cila u përhap me shpejtësi dhe mashtroi miliona njerëz që besuan se Dominion u kishte vjedhur atyre votat dhe kishte manipuluar zgjedhjet”.

Ndërkaq kompania thotë se ka shpenzuar 565,000 dollarë për të mbrojtur punonjësit e saj, të cilët janë përballur me ngacmime dhe kërcënime me vdekje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Freedom: 26/01/2021 18:53

    Sa do akuza te ngrene ndaj atyre qe kane fituar dhe sado qe te mundohen te mashtrojne boten me censure ,prap ajo qe po ndodh ne bote po u hap mendjen njerzve,tha mire presidenti Trump ,me e mira ska ardhur dhe me sa kam ndjekur keto dite ka qene nje teater sidomos inagurimi i biden shifni ushtaret qe i kthejne supet,gjenerali shoqeruess pa spaletat e gradat .gjeneralet amerikane thone lufta 3 bot ka nisur e eshte lufte hibride zoti na rujt se eshte lufte ndaj te keqes,cdo e vertete do te dal ne drite shum shpejt,korona eshte preteks per tna vrare ,po qark miljarda dollar vetem te big farma.hapni sytte

    Përgjigju
  • jon: 25/01/2021 20:18

    ehu kur je hajdut do akuzosh te tjeret per hajdut , kshu eshte dhe puna e biden me gjithe eliten dhe pehrat e shekullit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm