Gjiganti rus i naftës "Rosneft", që është prekur nga sanksionet amerikane për shkak të krizën ukrainase, do të shkarkojë nga detyra një të katërtën e administratës qendrore në Moskë, ose rreth një mijë persona, njoftoi gazeta "Kommersant".

"Shkurtimi i vendeve do të prekë 20 deri në 25 për qind të kuadrove, ose rreth një mijë persona", shkruan gazeta ekonomike duke cituar burime pranë dosjes.

Sipas "Kommersant", efektivi në zyrat moskovite të kompanisë është rritur ndjeshëm vitet e fundit sidomos pas blerjes së konkurentit TNK-BP me shifrën 55 miliardë dollarë.

Kompania e naftës, e drejtuar nga Igor Setchine, një i afërm i presidentit rus Vladimir Putin, iu shtua listës së kompanive të sanksionuara nga SHBA-ja për shkak të krizës ukrainase.

E shkëputur nga tregjet amerikane, kompania që 69 për qind është në pronësi të shtetit rus ka kërkuar së fundmi ndihmën e pushtetit publik për të rimbursuar borxhin e saj shumë të lartë, që kalon 30 miliardë euro./ATSH/