Kompania kanadeze “Arian”
merr licensë të kërkojë a

Kompania kanadeze “Arian”<br />merr licensë të kërkojë a
TIRANE - Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës i akordoi licensën e eksplorimit, për të kërkuar ar në nëntokën shqiptare,  kompanisë kanadaze “Arian”. Ari do të kërkohet në Kaçinar të Mirditës. Ka qenë presidenti i kompanisë Dhanani, që bëri njoftimin në faqen e internetit mbi marrjen e licensës.

Kompania “Arian” e kishte dërguar kërkesën për të marrë licensë pas analizave që u janë bërë deri tani masiveve në zonën e Mirditës, përfshi rezultatet gjeologjike dhe gjeofizike. Sipas burimeve nga METE, “Arian” ka zbuluar një vendburim ari apo, siç e cilëson vetë, një “rrip” me aktivitet teknonik të përshtatshëm për të ndërhyrë dhe që mendohet të përmbajë depozita të konsiderueshme ari.

Analiza e kores dhe mostra të marra nga kjo fushë kanë treguar në 61 zona shenja më të mëdha se një gram ar/ton. Nga këto, 20 mostra patën më shumë se pesë gram/ton ar. Gjologët e kompanisë mendojnë se në vend ka gjashtë fusha që përmbajnë sedimente ari, çka ka rezultuar nga testimi i një zone të vogël (400 m X 200 m). Fushat ofrojnë potencial të rëndësishëm, sipas gjeologëve, të cituar nga presidenti i “Arian”.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike