Kompania farmaceutike amerikane, Pfizer-BioNTech ka dhënë një lajm të mirë, pasi tashmë dozat e vaksinës së tyre kundër COVID mund të ruhet edhe në temperatura më të ngrohta.
Kompania njofton se ka kërkuar nga FDA miratimin për të lejuar ruajtjen e vaksinës në temperatura më të ngrohta se -80 gradë celsius.
Pfizer njofton se nga të dhënat e reja, rezulton se vaksina mund të qëndrojë edhe në mjedise me temperatura mes -25 dhe -15 gradë celsius për dy javë.
Aktualisht, etiketa për vaksinën Pfizer-BioNTech thotë se ajo duhet të ruhet në temperaturën midis minus 80 gradë celsius deri në minus 60 gradë celsius, që zgjat deri në gjashtë muaj, ose mund të ruhet në temperatura normale të ftohjes (2 gradë celsius deri në 8) për deri në pesë ditë, para se të përzihet me një tretës të kripur.
“Ne e vlerësojmë bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm me FDA dhe CDC ndërsa punojmë për të siguruar që vaksina të transportohet dhe ruhet në kushte gjithnjë e më fleksibël. Nëse miratohet, ky opsion i ri i ruajtjes do t’u ofronte farmacive dhe qendrave të vaksinimit fleksibilitet më të madh në mënyrën se si ata menaxhojnë furnizimin e tyre të vaksinave”, ka deklaruar CEO i Pfizer Albert Bourla.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4418
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Pfizergate’/ Prokurorët Europianë hetojnë porosinë 20 miliardë euro të Von der Leyen për vaksinat e COVID
1 Prill, 20:25
-
Varianti Omicron qarkullon në ajër, Komisioni Evropian autorizon vaksinën e përditësuar të Pfizer-it
1 Shtator 2023, 11:52
-
SHBA/ FDA miraton pilulën e parë për depresionin pas lindjes
5 Gusht 2023, 22:20
-
VIDEOLAJM/ Fabrika e Pfizer goditet nga tornado, shikoni si është shkatërruar
20 Korrik 2023, 17:25
-
Koronavirusi në Kinë, rreth 60 mijë vdekje brenda një muaji
14 Janar 2023, 12:45
-
Nuk ka më dënime me burg për përhapje të sëmundjeve infektive, Kushtetuesja shfuqizon 2 paragrafë të nenit 89 që u shtuan gjatë pandemisë
17 Dhjetor 2022, 21:15
-
Marrëveshja me Pfizer për 700 000 doza vaksina të rialokuara, Alibeaj skeptik: Pse duhet me urgjencë, është kërkesë e Pfizerit, jo e jona
5 Dhjetor 2022, 15:21
-
Pse janë kaq të rrepta rregullat e Kinës për koronavirus?
30 Nëntor 2022, 13:36
-
Mbi 700 mijë vaksina kundër COVID së shpejti në Tiranë! Manastirliu: Do vijnë në muajin nëntor! Kreu i OBSH për Evropën: Priten rritje të rasteve
26 Tetor 2022, 17:17
-
Shpresat për vaksinën kundër kancerit, çifti i shkencëtarëve që krijuan 'Pfizer-in' japin lajmin e mirë
16 Tetor 2022, 19:22
-
Rama zbulon ‘kontrabandën’ me Di Maion për sigurimin e vaksinave Pfizer: I morëm fshehurazi nga Italia, pavarësisht ndalimeve të kompanisë
9 Tetor 2022, 16:55
-
Situata Covid-19 në vend/42 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
1 Tetor 2022, 16:14