Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur një hetim ndaj kompanisë SHPRESA – AL SHPK, pas rritjes së çmimit të biiletës në transportin publik të linjave "Kamëz – Tiranë – Kamëz" dhe "Paskuqan – Babrru – Tiranë".
Me vendim të Këshillit Bashkiak Kamëz, çmimi i biletës për pasagjerët që përdorin autobusët e SHPRESA – AL SHPK - i cili është operatori i vetëm i licensuar - në 2 linjat e mësipërme, sot paguajnë 50 lekë, 10 lekë më shumë se 2 muaj më parë.
Për t'u theksuar është fakti që çmimi i biletës së transportit publik qytetas në Bashkinë Kamëz, është më i larti në Shqipëri.
Autoriteti i Konkurrencëës sqaron se shkak i hetimit është se nga vlerësimi paraprak, është vënë re se mungojnë analiza ekonomike dhe financiare që të justifikojnë rritjen e tarifave.
Njoftimi:
Autoriteti i Konkurrencës hap hetim paraprak në transportin urban në Kamëz
Pas ankesave dhe shqetësimeve publike për rritjen e çmimeve të biletave dhe aboneve, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur hapjen e hetimit paraprak ndaj SHPRESA – AL SHPK.
Linjat e përfshira
· Kamëz – Tiranë – Kamëz
· Paskuqan – Babrru – Tiranë
SHPRESA – AL SHPK rezulton operatori i vetëm i licencuar, duke zotëruar pozitë dominuese në treg.
Nga vlerësimi paraprak, mungojnë analiza ekonomike dhe financiare që të justifikojnë rritjen e tarifave.
Periudha e hetimit: 1 janar 2025 – 12 dhjetor 2025
Autoriteti i Konkurrencës do të vijojë me trajtimin e çështjes dhe do të informojë publikun për rezultatet e procedurës dhe çdo vendimmarrje të mëtejshme.
Po ashtu, Bashkia Kamëz ka rritur edhe çmimin e abonesë mujore, në 1400 lekë, ndërsa çmimi i abonesë së përgjithshme është caktuar 1600 lekë.
Komente









