Të ardhurat vjetore të disa kompanive janë aq të mëdha saqë mund t’i krahasojmë më ekonomitë e shumë vendeve anembanë globit.
Walmart
Gjigandi amerikan Walmart, ka siguruar $ 486 miliardë të ardhura për vitin 2017, duke sfiduar ekonominë e Belgjikës me 468 miliardë dollarë. Nëse do të ishte një vend, Walmart do të renditej në vendin e 24 në botë.
Volkswangen
Të ardhurat e prodhuesit gjerman të automjeteve Volkswagen janë më të mëdha se GDP-ja e Kilit. Kompania, fitoi 276 miliardë dollarë vitin e kaluar, ndërsa Kili ka shënuar një ekonomi prej 250 miliardë dollarë. Volkswagen do të mbante numrin e 43 në botë nëse të ardhurat e saj do të përfaqësonin GDP-në e saj.
Apple
Gjigandi amerikan i teknologjisë Apple do të mbante vendin e 47-të në botë nëse GDP do të ishte një vend. Vitin e kaluar fituan 229 miliardë dollarë duke kaluar GDP-në e Portugalisë që ishte 205 miliardë dollarë.
Amazon
Dyqani online Amazon, ka fituar 118 miliardë dollarë në vitin 2017, duke kaluar GDP-në e Kuvajtit me 111 miliardë dollarë.
Ekspertët shprehen se globalizimi është kryesisht përgjegjës për kompanitë që të rriten në madhësi të tilla. Drejtorët ekzekutivë të këtyre kompanive mund të fitojnë pagën vjetore të një punëtori tipik deri në mesditë.