Në vitin 2022, nga 12 kompani sigurimesh vetëm 11 të tilla dolën me fitim në tregun shqiptar.

Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare rezulton se në vitin 2022 tregu i sigurimeve u mbyll me një fitim prej 1.63 miliardë lekësh në rritje vjetore me 171%.

Sipas raportit, rezultatet e kompanive ishin pozitive, si në tregun e Jetës, ashtu edhe në atë të Jo-Jetës.

Në tregun më të madh, të sigurimeve të Jo-Jetës, u raportua një fitim neto prej 1.44 miliardë lekësh.

Nga 8 kompani vetëm 7 prej tyre që vepruan në treg e mbyllën vitin me fitim.

Në tregun më të vogël, atë të sigurimit të Jetës, të gjitha kompanitë e mbyllën vitin 2022 me fitim, në një vlerë të përgjithshme prej 186 milionë lekësh.