Shpallet projekti fitues për tunelin e Llogarasë, fiton bashkimi i tre operatorëve ekonomikë

Pas prezantimit të  2 ofertave me projektet inxhinierike, sot është shpallur projekti fitues për tunelin e Llogarasë, që do të merret përsipër nga bashkimi i tre operatorëve ekonomikë.

Bashkimi i tre operatorëve ekonomikë "iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh", kompani inxhinierike e regjistruar në Austri, ”ELEA iC d.o.o dhe IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring" kompani inxhinierike regjistruar në Slloveni dhe "SEED Consulting sh.p.k. dhe “InfraKonsult” sh.p.k.",  kompani lokale, është përzgjedhur si kompania fituese për projektin e metodologjisë për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka vlerësuar këtë bashkim operatorësh për zgjidhjen më të mirë teknike, kapacitetet dhe kualifikimet e stafit teknik të duhura për të realizuar projektin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Pas përfundimit të afateve ligjore, do të bëhet hapja e ofertave ekonomike, dhe shpallja e fituesit të garës për tunelin. Në garë morëm pjesën 7 kompani teksa u përzgjodhën për fazën finale 2 prej tyre. Të gjithë konkurrentët pjesëmarrës ishin bashkime operatorësh ekonomikë të kryesuara nga kompani të huaja me eksperiencë në fushën e projektimit dhe ndërtimit të tuneleve.

Në aktivitetin e zhvilluar ditën e martë (15 shtator 2020) ku të pranishëm ishin Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave si dhe përfaqësues të BERZH, përfaqësuesit e dy kompanive të përzgjedhura prezantuan projektet e përgatitura prej tyre.

Ministrja Balluku tha se pjesëmarrja e kompanive ndërkombëtare dhe me eksperiencë të gjatë në këtë fushë është një tregues i procesit transparent mbi të cilin zhvillohen këto konkurse.  Garantimi i sigurisë rrugore është shumë i rëndësishëm, së bashku me efiçencën e kostos së ndërtimit të kësaj vepre theksoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë. Një tjetër element me rëndësi të veçantë është zgjidhja arkitekturore, pasi bëhet fjalë për një vepër në një ndër pikat turistike të Shqipërisë, atë të Parkut Kombëtar të Llogarasë.

Unë ju falënderoj shumë për gjithë punën serioze që keni bërë. Kompanitë kanë nevojë për kohën e tyre, për të dalë në një rezultat, por edhe ne na duhet që të nisim sa më parë, mundësisht brenda këtij viti procedurat e nevojshme për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, i cili do të bëhet me fonde të buxhetit të shtetit, sigurisht duke ju drejtuar partnerëve tanë, mbështetës financiarë”, u shpreh Balluku.

Për ministrin Klosi ndërtimi i kësaj vepre do të ketë një ndikim në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në zonën e bregdetit të jugut pasi do t’ju krijojë mundësi më të shumta investitorëve  për të vijuar me investimet e tyre. “Aeroporti i Vlorës, por padyshim edhe tuneli i Llogorasë do t’i japin të gjitha mundësitë që investimet e ndërmarra në mënyrë masive nga investitorët shqiptarë e më pas nga investitorë të huaj, nëpërmjet investimit që do të realizohet në tunelin e Llogorasë, do të mund të ofrojnë një shërbim elitar për të gjithë zonën e bregdetit”, nënvizoi ministri i Turizmit dhe Mjedisit.

Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 6 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bënte që kjo rrugë të përshkohej për 7- 10 minuta.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ANDON L.: 21/09/2020 19:40

    Shqipëria po bën një tunel të gjatë 6 km për një projekt vile? Gabim shumë i madh! Prioriteti është të bëhet një tunel nga "Dukat i Ri" deri në "Terbeç". Kjo do të lidhë Pashaliman me hyrjen në rrugë ndërkombëtare. Në të ardhmen do të duhet të ndërtojmë një port me përmasa të mëdha. Në këtë mënyrë, ju mund të zgjasni rrugën në bregdet. Me një tunel mund të arrihen 2 interesa ekonomikë! Mos humbni burime për vendpushimet bregdetare që do të funksionojnë 3 muaj në vit.

    Përgjigju
  • tironci: 16/09/2020 18:49

    Ja bete rrugen zamirit mu te shpia vete te iki shpejt i shkreti mos lodhet, plus aty jane bere shume zamira , plot me vila eshte fshati dhermi

    Përgjigju
  • redi: 16/09/2020 18:46

    Pyetje per zonjen Ministre ;Kush eshte me i domosdoshem aeroporti i Vlores apo tuneli Llogarase ? Cdo shtet i jep prioritet atij projekti qe ka leverdi ekonomike dhe aq me teper nje aeroport me nje projekt modern ja dhe vleren e 1/5 e vletes se tunelit qe shkon sipas te dhenave nga ministria rreth 550 milion dollar qe eshte nhe kollare ne fyt per brezat qe do vine .Ajo qe eshte me qesharakja kur thit Klosi per 7 minuta jemi ne Palase

    Përgjigju
  • kryetari: 16/09/2020 18:06

    dhe fitues eshte Zamir Mane

    Përgjigju
    • Bobi: 16/09/2020 18:38

      Fiks ai eshte.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024