Në punën e vet institucioni i Avokatit të Popullit ka rolin e rekomanduesit për të shpejtuar procedurën e proçesit. Ndërsa në lidhje me Ankimet në Strasburg zëvëndës komisioneri Paskali thotë –“Ankimimet bëhen në mënyrë individuale janë bërë për mos ekzekutimin e vendimit nga AKKP. Në mars do jepet një vendim kolektiv për çështjet e ish pronarëve nga Shqipëria, proces i cili u ndërpre duke i dhënë kohë shtetit shqiptar për ta zgjidhur në mënyrë definitive problemin e pronave, ndërsa Strasburgu pritet të japë një vendim kolektiv për të gjitha ankesat e ish pronarëve nga Shqipëria, duhet të citoj se vendimi i fundit e ka penalizuar shtetin shqiptar me 3 milionë euro .
Në një shkresë zyrtare me përmbajtje të lëndës kthim përgjigje, drejtorja e përgjithshme e AKKP-së Sonila Qato, informon Avokatin e Popullit se në lidhje më dosjet aktualisht për trajtim në AKKP ndodhen rreth 7300 dosje të pashqyrtuara. Burime nga Avokati i Popullit konfirmojnë se gjatë vitit 2013 u kompensuan 50 të shpronësuar apo trashëgimtarët e tyre. Nga viti 2005, kur u kompensuan financiarisht subjektet e para dhe deri në fund të vitit 2013 kanë përfituar afërsisht 700 të ish pronarë.
Sipas llogaritjeve të shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, kjo faturë shkon deri në 20 miliard Euro. Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për mos-kompensimin financiar të shpronësuarve ndër vite e kanë penalizuar deri tani shtetin shqiptar me rreth 3 milionë euro. Nga verifikimi i korespondencave zyrtare që ka patur Avokati I Popullit me organet e përfshira në procesin e e kthimit dhe kompensimit të pronave rezulton se mungojnë të dhëna të tilla, si numri i vendimeve të AKKP-së dhe akteve të marrjes së tokës në pronësi të rregjistruara në system, apo edhe fakti se sa akte janë në gjykim administrative në komisionet vendore të verifkimit të titujve të pronësisë ose në gjykatë , sa tokë duhet për kompensim fizik , kur sipas shoqatave t ëish pronarëve duhen afërsisht 50 mijë hektarë.
Përparësi duhet të marrë evidentimi sa më i shpejtë i pronave të palujtëshme publike të lira dhe që duhen përdorur për kompensim fizik të të shpronësuarve, si me kosto shumë më të ulët se sa ai financiar.
Informacione nga zyra e AKKP-së
Në shkresën zyrtare dërguar Avokatit të Popullit, në lidhje me kërkesën për numrin e dosjeve të përfunduara nga hyrja në fuqi e Ligjit Nr. 9235, të datës 29.07.2004 “Përkthimin dhe kompensimin e pronës”, I ndryshuar, ju informojmë se nga viti 1993 deri më tani janë trajtuar dhe përfunduar me vendim 54 927 dosje. Në shkresën në fjalë shkruhet se në lidhje me numrin e subjekteve që mbeten për tu kompensuar financiarisht, AKKP sqaron se është në fazën e plotësimit të database dhe përpunimit të të dhënave të saj bazuar në vlerat e reja të tokës të miratuar me VKM Nr. 187 të datës 6 Qershor 2013, “për miratimin e vlerës së pronës për seicilin qark të Republikës së Shqipërisë” Ndërsa në lidhje me të dhënat për fondin special dhe të kompensimit fizik të pronave , sqarohet se bazuar në ligjin nr. 10239 datë 25.05 2010 “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave “, për vitin 2013, fondi special ishte 1, 900, 000 lekë.
AKKP disponon një fond të kompensimit fizik në bazë të VKM nr. 868, datë 18.06. 2008 “për krijimin e fondit të kompensimit fizik nga fondi I tokës bujqësore” me sipërfaqe 17 335 hektar dhe VKm nr. 459, datë 22.05. 2013 “Për një ndryshim në fondin e kompensimit fizik të krijuar nga fondi i tokës bujqësore me sipërfaqe 1262 hektar. Në bazë të VKM nr. 1077, datë 18.06.2008 “Për krijimin e fondit të kompensimit fizik nga fondi pyjor dhe kullosor” kemi një fond prej 71,699,3 hektar.
Po ashtu AKKP disponon një fond të kompensimit fizik nga objektet shtetërore të cilat do të përdoren për kompensimin e pronarëve.Këto objekte kanë kaluar në fondin e kompensimit fizik të objekteve shtetërore në bazë të të VKM nr. 1233 datë 18.062008 “Për krijimin e fondit të kompensimit fizik të objekteve shtetërore”, si dhe në bazë të VKM nr. 428 datë 09.06.2010 “për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore , që privatizohen apo transformohen dhe për procedurën e shitjes”. Në shkresën zyrtare drejtuar Avokatit të Popullit, nga Drejtorja e AKKP thuhet se në lidhje me ekzekutimet e vendimeve të Gjykatës Europiane të të drejtave të njeriut , Ju informojmë se në zbatim të vendimit të kësaj Gjykate nr. 10810/05, ”Çaush Driza kundër Shqipërisë”.
Me vendimin e AKKP nr. 355, datë 31.07.2012, është pranuar kërkesa e z. Çaush Driza për kompensimin fizik të sipërfaqes 360 metër katror, me vlerë 9,820,000 lekë, të njohur për kompensim subjekti Shaqo Driza (Trashëgimtarëve të tij ligjorë), si dhe kalimin në pronësi të tyre të pronës të përbërë prej 569,89 metër katror truall dhe ndërtesës të objektit Depo e Farmave 2KT me nr.9/3 pasurie, zona kadastrale 8534.
Shkrimi u publikua sot (21.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)