TIRANE- Ministria e Energjisë ka hartuar një projektligj, i cili, për herë të pare, njeh kategoritë e qytetarëve që do të marrin kompensim të faturës së energjisë, të cilat do të prekeshin nga heqja e fashës mbrojtëse prej 300 kilovatorësh.

Sipas draftit, që dikush të marrë statusin “klient në nevojë”, duhet që të bëjë deklarimin e të ardhurave në total. Kështu, veç përfitimeve nga paga apo pensione, duhet të deklarojë edhe të gjitha pasuritë e tjera që disponon dhe të cilat mund të sjellin të ardhura. Kështu, nëse dikush është i papunë, por ka një apartament apo një tokë bujqësore në pronësi, që mund të sjellin fitim, ai përjashtohet nga skema e kompensimit.