Drejtoria e Tatimeve njoftoi se ka përfunduar në 1 gusht 2026 procesi i aplikimit për kompensimin e transportit publik.

Administrata Tatimore po kryen kompensimin e 95 subjekteve që kanë aplikuar për të përfituar nga skema e kompensimit për rritjen e çmimit të karburantit. Vlera totale e kompensimit për shoqëritë e transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës arrin në 110.7 milionë lekë.

Tatimet sqarojnë se shifrat nuk përfshijnë kompensimin për shoqëritë e linjave qytetëse të Tiranës, i cili mbulohet nga Bashkia Tiranë.

Numri i subjekteve që kanë aplikuar për t’u kompensuar nga Bashkia e Tiranës pranë Administratës Tatimore është 20 për një vlerë prej 66.1 milion lekë.

Shoqëritë e transportit kryeqytetas u ankuan disa ditë më parë se nuk kishin marrë kompensimin e premtuar dhe paralajmëruan reduktim të linjave./Monitor