Kompetencat e 12 ministrave
detyrat e Majkos dhe Qatos

Kompetencat e 12 ministrave<br />detyrat e Majkos dhe Qatos
Pas shpalljes së platformës për ristrukturimin e organeve të pushtetit qendror, e cila parashikonte shkrirjen dhe transformimin e 8 ministrive të rëndësishme, zbulohen edhe kompetencat për çdo ministri.

Qeveria ‘Rama 2’, në mbledhjen e parë, menjëherë pas betimit në Presidencë, ka miratuar fushatat e përgjegjësisë dhe kompetencat e për 12 ministri, ku nuk figuron Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila do të drejtohet nga Arben Ahmetaj, do të ushtrojë veprimtarinë në 24 fusha të rëndësishme.

Kjo ministri shndërrohet në një nga degët më të fuqishme të qeverisjes, ku si kompetenca do të ketë politikën makroekonomike dhe fiskale, administrimin e të ardhurave, administrimin e buxhetit të shtetit dhe borxhin publik, fushën e strehimit, fushën e punësimit, arsimin profesional, sigurimet shoqërore, investimet e huaja, administrimin e pronës shtetërore, mbrojtjen e konsumatorëve etj.

Ministria e Diasporës
Ministria e Shtetit për Diasporën, e cila do të drejtohet nga Pandeli Majko, ka si mision që të të përfaqësojë e nxisë politikat e bashkëpunimit dhe të ndërveprimit me të gjithë shqiptarët jashtë kufijve.

Kjo ministri ka si detyra organizimin, hartimin dhe zbatimin e politikës shtetërore për shqiptarët jashtë kufijve në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ministria për Diasporën nxit zhvillimin e komunikimit e të ndërveprimit të diasporës dhe shqiptarëve jashtë kufijve me përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë si dhe promovon zhvillimin e vlerave e të traditave më të mira shqiptare te bashkëkombasit jashtë kufijve shtetërorë.

Ministria për Diasporën ndihmon në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar si dhe ndërmarrjen e iniciativave të promovimit të gjuhës, kulturës, traditave dhe çdo vlere kombëtare, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministrinë e Kulturës.

Gjithashtu, koordinon procesin për të garantuar regjistrimin dhe të drejtën e pjesëmarrjes së diasporës në votime, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe
Ministrinë e Drejtësisë.

Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, e cila do të drejtohet nga Sonila Qato, do të investigojë dhe trajtojë ankesat administrative të sipërmarrjeve private, përfshirë ato të investitorëve strategjikë dhe/ose të huaj, kundrejt institucioneve publike dhe të zyrtarëve të tyre.

Kjo ministri, sipas fushës së përgjegjësisë, ndërmjetëson komunikimin e sipërmarrjes me institucionet publike për zbatimin e kontratave, si dhe zhvillon mekanizma të zgjidhjes paraprake të mosmarrëveshjeve midis tyre. Gjithashtu, inkurajon zhvillimin e partneritetit dhe komunikimit midis institucioneve publike dhe sipërmarrjeve si dhe organizatave përfaqësuese të tyre.
 
Ministria më e fuqishme
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila do të drejtohet nga Arben Ahmetaj, do të ushtrojë veprimtarinë në 24 fusha të rëndësishme. Kjo ministri shndërrohet në një nga degët më të fuqishme të qeverisjes.
 
Kompetencat
Qeveria ‘Rama 2’, në mbledhjen e parë, menjëherë pas betimit në Presidencë, ka miratuar fushatat e përgjegjësisë dhe kompetencat e për 12 ministri, ku nuk figuron Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
 
Kompetencat e plota për 12 ministri
 
1. Fushat ku ushtron veprimtarinë Ministria e Shtetit për Diasporën
 
1.Organizimin, hartimin dhe zbatimin e politikës shtetërore për shqiptarët jashtë kufijve shtetërorë dhe në shtetet ku ata banojnë, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme;

2.Nxitjen dhe ndihmën për zhvillimin e komunikimit e të ndërveprimit të diasporës dhe shqiptarëve jashtë kufijve me përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në shtetet ku ata banojnë;

3.Promovimin dhe ndihmën në rritjen e zhvillimin e vlerave e të traditave më të mira shqiptare te bashkëkombasit jashtë kufijve shtetërorë;

4.Bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare për shprehjen dhe mbrojtjen e interesave të shqiptarëve jashtë kufijve shtetërorë;

5.Ndihmën në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar si dhe ndërmarrjen e iniciativave të promovimit të gjuhës, kulturës, traditave dhe çdo vlere kombëtare, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministrinë e Kulturës;

6.Koordinimin e procesit për të garantuar regjistrimin dhe të drejtën e pjesëmarrjes së diasporës në votime, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë;

7.Organizimin dhe drejtimin e krijimit të Agjencisë Shtetërore të Diasporës;

8.Koordinimin e organizimit të Samitit Kombëtar të Diasporës si dhe të konferencave të tjera kombëtare e ndërkombëtare për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet diasporës dhe Shqipërisë;

9.Bashkëpunimin me ministritë përgjegjëse për të inkurajuar investimet e huaja në Shqipëri. 

2. Fushat ku ushtron veprimtarinë Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
1.Investigon dhe trajton ankesat administrative të sipërmarrjeve private, përfshirë ato të investitorëve strategjikë dhe/ose të huaj, kundrejt institucioneve publike.

2.Promovon transparencën dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, për përmirësimin e shërbimeve publike.

3.Ndërmjetëson komunikimin e sipërmarrjes me institucionet publike për zbatimin e kontratave, si dhe zhvillon mekanizma të zgjidhjes paraprake të mosmarrëveshjeve midis tyre.
Inkurajon zhvillimin e partneritetit dhe komunikimit midis institucioneve publike dhe sipërmarrjeve si dhe organizatave përfaqësuese të tyre. 
 
3. Fushat ku ushtron veprimtarinë Ministria e Financave dhe Ekonomisë
1. Politikën makroekonomike dhe fiskale;

2. Administrimin e të ardhurave;

3. Administrimin e buxhetit të shtetit;

4. Menaxhimin e borxhit publik;

5. Administrimin financiar;

6. Menaxhimin financiar dhe kontrollin;

7. Menaxhimin e asistencës financiare të Bashkimit Evropian dhe bashkërendimin e ndihmës së huaj;

8. Inspektimin financiar publik;

9. Bashkërendimin e përgjithshëm të auditimit të brendshëm;

10. Fushën e strehimit;

11. Fushën e punësimit;

12. Fushën e arsimit dhe formimit profesional;

13. Administrimin e fondit të sigurimeve shoqërore;

14. Marrëveshjet e tregtisë së lirë;

15. Fushën e mbrojtjes së sipërmarrjes dhe biznesit vendas;

16. Nxitjen e investimeve të huaja;

17. Administrimin e pronës shtetërore;

18. Mbështetjen e partneritetit publik privat;

19. Fushën e regjistrimit dhe licencimit të operatorëve ekonomikë;

20. Fushën e shërbimit të akreditimit dhe standardizimit;

21. Fushën e mirëmbajtjes, kalibrimit dhe inspektimit të mjeteve matëse;

22. Fushën e pronësisë industriale;

23. Fushën e mbrojtjes së pronësisë intelektuale;

24. Fushën e mbrojtjes së konsumatorëve.
 
4. Fushat ku ushtron veprimtarinë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
 
1.Sektorin e mjedisit, përfshirë politikat, standardet e trajtimit të mbetjeve dhe të efekteve që sjellin në drejtim të ajrit dhe të mjedisit, cilësinë e ajrit, zhurmat, ndotjen industriale, kimikatet, ndryshimet klimatike dhe monitorimin e treguesve të mjedisit dhe të cilësisë së ujërave, vlerësimin e ndikimit në mjedis;

2.Natyrën dhe biodiversitetin, përfshirë florën dhe faunën, mbrojtjen e tokës nga erozioni e degradimi, mbrojtjen e peizazhit natyror, mbrojtjen e faunës së egër e të specieve të rrezikuara dhe zonat e mbrojtura;

3.Sektorin e pyjeve dhe të kullotave;

4.Harton dhe zbaton politika për një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit, nëpërmjet nxitjes së investimeve në fushën e turizmit, ngritjes dhe monitorimit të sistemit të standardeve në turizëm dhe edukimit në vazhdim të biznesit në fushën e turizmit, promovimit të produktit dhe destinacioneve turistike, koordinimit dhe bashkëpunimit me strukturat shtetërore, pushtetin vendor, dhe funksione të tjera, të cilat do të mbulohen nga institucionet e varësisë, aparati i ministrisë dhe degët territoriale. 

5. Fushat ku ushtron veprimtarinë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes
1.Zhvillimin e politikave e të strategjive shtetërore në fushën e shërbimeve të kujdesit shëndetësor;

2.Zhvillimin dhe monitorimin e politikave të legjislacionit, të programeve e të veprimtarive që lidhen me ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe me treguesit shëndetësorë të popullatës;

3.Zhvillimin e strategjive e të politikave që synojnë përmirësimin gradual të performancës së të gjithë ofruesve të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, nëpërmjet sistemit të akreditimit;

4.Zhvillimin e politikave e të programeve kombëtare që synojnë mbrojtjen dhe promovimin e shëndetit si dhe parandalimin, diagnostikimin e trajtimin e sëmundjeve në popullatë;

5.Hartimin dhe përditësimin e të gjitha protokolleve të mjekimit sipas praktikave bashkëkohore;

6.Zhvillimin e politikave që synojnë mbrojtjen, promovimin, integrimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të mirëqenies sociale të individëve, familjeve dhe komuniteteve në nevojë;

7.Zhvillimin e politikave për adresimin e çështjeve të dhunës me bazë gjinore, të abuzimit ndaj fëmijëve, grave dhe grupeve të tjera, barazinë gjinore, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, mosdiskriminimin për shkak të orientimit seksual, aftësisë së kufizuar, etnicitetit dhe minoritetit;

8.Zhvillimin e politikave dhe të modeleve për ndihmën e shërbimet shoqërore alternative për individët dhe grupet në nevojë, të cilët nuk mund të sigurojnë plotësimin e nevojave bazë jetike;

9.Nxitjen dhe zhvillimin e dialogut social, në kuadrin e partneritetit, me qëllim harmonizimin e interesave të palëve për minimizimin e konflikteve sociale;

10.Marrjen e masave dhe ndjekjen e çështjeve që kanë të bëjnë me integrimin në jetën e shoqërisë shqiptare të ish-të përndjekurve politikë nga regjimi komunist. 
 
6. Fushat ku ushtron veprimtarinë Ministria e Mbrojtjes
 
Fusha e përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe kompetencat për realizimin e saj parashikohen në ligjin nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e drejtimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
Ministria e Mbrojtjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi, angazhon Forcat e Armatosura në përballimin dhe eliminimin e pasojave të ardhura nga emergjencat civile, si dhe në ndihmë të institucioneve shtetërore dhe komunitetit. 
7. Fushat ku ushtron veprimtarinë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
 
1. Harton, përpunon, organizon dhe zbaton politikën e jashtme të shtetit shqiptar.

2. Realizon shprehjen dhe mbrojtjen e interesave të shtetit shqiptar në marrëdhëniet ndërkombëtare me shtetet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare.

3. Mbështet Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Këshillin e Ministrave dhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në përcaktimin e qëndrimeve të rëndësishme lidhur me politikën e jashtme.

4. Mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë dhe komuniteteve shqiptare jashtë vendit, në bashkëpunim të ngushtë me ministrin e Shtetit për Diasporën.

5. Promovon interesin ekonomik kombëtar në arenën ndërkombëtare, duke ndërmarrë aktivitete zyrtare diplomatike të fokusuara në rritjen e eksporteve, tërheqjen e investimeve të huaja dhe pjesëmarrjen në punë të organizatave ekonomike ndërkombëtare, në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim dhe Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë.

6. Bashkërendon procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nëpërmjet përafrimit të legjislacionit, hartimit të politikave të integrimit, bashkërendimit të ndihmave financiare nga Bashkimi Evropian dhe informimit të publikut për këtë proces.

7. Bashkërendon, programon dhe monitoron ndihmën e Bashkimit Evropian për Republikën e Shqipërisë, sipas përparësive të vendit, në kuadër të procesit të integrimit evropian si dhe bashkërendon e ndjek nënshkrimin e marrëveshjeve në lidhje me këto ndihma financiare.
 
8. Fushat ku ushtron veprimtarinë Ministria e Brendshme
1.Rendi dhe siguria publike;

2.Veprimtaria e prefektit të qarkut;

3.Bashkërendimi me njësitë e qeverisjes vendore dhe shoqatat e të zgjedhurve vendorë;

4.Shërbimi i gjendjes civile;

5.Hartimi i politikave, koordinimit dhe mbikëqyrjes së shërbimit të mbrojtjes nga zjarri;

6.Ruajtja dhe siguria e territorit dhe ndërtimeve;

7.Planifikimi dhe përballimi i emergjencave civile;

8.Veprimtaria ë organit qendror blerës, me autorizim të Këshillit të Ministrave.  

9. Fushat ku ushtron veprimtarinë Ministria e Kulturës
 
1. Hartimin, programimin dhe zhvillimin e politikave kombëtare të kulturës, trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore, të rritjes së tolerancës fetare e të dialogut kulturor dhe integrimit kulturor në familjen evropiane e botërore, në përputhje me programin e qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

2. Hartimin dhe bashkërendimin e punës për politikat në fushën e artit e të kulturës.

3. Hartimin e politikave mbrojtëse dhe promovuese për trashëgiminë kulturore, materiale ose shpirtërore, si dhe krijimin e hapësirave të nevojshme ligjore e mbështetëse për ruajtjen dhe kultivimin e kulturës së shkruar, për krijimtarinë artistike në përgjithësi, si dhe për të promovuar arritjet e kulturës shqiptare e për të rritur konkurrencën e produktit shqiptar kulturor përtej kufijve.

4. Hartimin e politikave për ekzistencën e Shqipërisë si një partner aktiv në organizatat ndërkombëtare.

5. Udhëheqjen, programimin dhe mbështetjen e veprimtarive kombëtare e ndërkombëtare, me qëllim identifikimin dhe zhvillimin e tendencave kulturore, artistike e letrare brenda vendit.

6. Realizimin e regjistrimit, mbikëqyrjes dhe monitorimit të respektimit të të drejtave të autorëve dhe të drejtave të tjera të lidhura me to, nga subjektet, personat fizikë/juridikë, privatë a publikë, përdorues të pronësisë letrare, artistike e shkencore.
 
 
10. Fushat ku ushtron veprimtarinë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
 1. Fushën e planifikimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm urban.

2. Fushën e standardeve urbane në ndërtim.

3. Fushën e mbetjeve urbane në lidhje me planifikimin territorial dhe infrastrukturën e mbetjeve.

4. Hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të infrastrukturës.

5. Drejtimin, menaxhimin, supervizimin dhe vendosjen e standardeve teknike të infrastrukturës së rrjeteve rrugore e hekurudhore, tubacioneve, porteve, aeroporteve, ujësjellës-kanalizimeve, venddepozitimeve të mbetjeve
dhe digave të mëdha të hidrocentraleve.

6. Monitorimin e realizimit të standardeve të përcaktuara në funksion të zhvillimit të infrastrukturës në transport.

7. Zhvillimin e hapësirës së nismës së lirë private në aktivitetet e shërbimit të llojeve të transportit, si dhe krijimin e kushteve për një konkurrencë të drejtë ndërmjet llojeve të transportit e zhvillimin e konkurrencës në sistemin e licencimit.

8. Drejtimin, përmirësimin, zgjerimin dhe zhvillimin e shërbimeve të informacionit në transport.

9. Sektorin e energjisë, burimeve energjetike, përfshirë edhe burimet e rinovueshme të energjisë, efiçencën e energjisë dhe ndryshimet klimatike. 

10. Sektorin e hidrokarbureve (naftë dhe gaz).

11. Sektorin e minierave dhe gjeologjisë.

12. Sektorin e industrisë joushqimore.

13. Telekomunikacionin dhe shërbimin postar.
 
11. Fushat ku ushtron veprimtarinë Ministria e Drejtësisë
 1.Ministria e Drejtësisë bashkërendon punën për hartimin e politikave dhe përgatitjen e akteve ligjore e nënligjore për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit si dhe ushtron çdo përgjegjësi tjetër shtetërore që i ngarkohet me ligj ose akte të Këshillit të Ministrave. 

2.Ministria e Drejtësisë përfaqëson dhe mbron interesat e shtetit brenda fushave të përgjegjësisë, sipas pikave 3 dhe 4, të këtij vendimi. 
 
12. Fushat ku ushtron veprimtarinë Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
 Arsimi parauniversitar;
Arsimi i lartë;
Çështjet e rinisë;
Zhvillimi i sportit;
Kërkimi shkencor.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS