Kompeticioni i Violinës në Lituani, për herë të parë një shqiptar kalon në gjysmëfinale! LISTA e fituesve

Kompeticioni i Violinës në Lituani, për herë të parë një shqiptar kalon në gjysmëfinale! LISTA e fituesve

Elvin Hoxha

TIRANË- Kompeticioni ndërkombëtar i violinës në Lituani, Jascha Heifetz ka shpallur ditën e sotme gjysmë-finalistët, ku pjesë e listës është edhe një shqiptar, edhe pse në këtë rast nuk përfaqëson Shqipërinë. Ai është Elvin Hoxha me origjinë shqiptare, i cili jeton në Turqi. Ai është djali i muzikantit shkodran Hajredin Hoxha.

Ky konkurs është i hapur për të gjithë violinistët nga e gjithë bota, të cilët janë nën 26 vjeç. Fituesi i çmimit të madh do të marrë 10,000 euro me vete. Juria e këtij konkursi përbehet nga violinistë të famshëm si Gidon Kremer, Isabelle Van Keulen, Sergej Krylov, Rūta Lipinaitytė, Svetlana Makarova dhe Rusnė Mataitytė.

Ndërkohë që gjysmë-finalistët janë 17 nga disa vende të botës, mes tyre edhe Shqipëria, një gjë e cila ndodh për herë të parë.

LISTA e fituesve
Yoshie Okura (Japoni)
Mayu Ozeki (Japoni)
Pauline Van Der Rest (Belgjikë)
Saulė Buikaitė (Lituani)
Leonard Toschev (Gjermani)
Qingzhu Weng (Kinë)
Amia Janicki (Zvicër)
Lorenz Karls (Suedi)
Giuseppe Gibboni (Itali)
Marija Pranskutė (Lituani)
Jevgēnijs Čepoveckis (Letoni)
Manon Galy (Francë)
Jackie Tso (Shtetet e Bashkuara)
Eva Rabchevska (Ukrainë)
Jason Moon (Shtetet e Bashkuara)
Javier Comesaña (Spanjë)
Elvin Hoxha Ganiyev (Azerbajxhan/Turqi)

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 25/01/2021 20:10

    Ky lajmi nuk ka te bej fare me shqiperin. Si kuptoj keta gazetar koti Ky eshtë lajm per Turqin jo per Shqipërin. Ky eshtë turk ose azerbaxhsnas. Lajme pordhe, sorry Ju lutem ky postim nuk duhet te merret si ofendim per kete Djali apo familjen. Tjetër eshte angazhimi privat dhe tjeter eshtë angazhimi publik i cili ka te beje me atdheun ton Shqiperin FLM

    Përgjigju
  • Vlore: 23/01/2021 23:51

    Une prisja të kishte nga Greqia me buzuk dhe sufllaqe. Sa keq qe s paska greke

    Përgjigju
  • Lap: 23/01/2021 23:21

    O gazetare. Mos shpikni fjale si pasoje e asaj injorances tuaj. Thuhet konkurs ne shqip dhe jo kompeticion. Hapni fjalorin e gjuhes shqipe ne raste dyshimi.

    Përgjigju
  • LORA: 23/01/2021 19:06

    Ne kete konkurs Elvin Hoxha nuk perfaqson Shqiperine.Edhe ne listen e gjys-finalisteve ai nuk figuron Shqiperi. Meqe babain,Dinin,e ka shqiptar i uroj fotoren ne finale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD