Violinisti Aurel Qirjo përfaqëson Shqipërinë në ‘Orkestrën e Tokës’

Violinisti Aurel Qirjo përfaqëson Shqipërinë në ‘Orkestrën e Tokës’

Ne foto violinisti Aurel Qirjo

Violinisti Aurel Qirjo përfaqëson Shqipërinë në “Orkestrën e Tokës” me muzikë të Shqipërisë së Jugut. Ky interpretim i Qirjos do t’i bashkohet regjistrimit të pjesës për violinë nga artistët nga e gjithë bota, "Together is Beautiful"("Së bashku është shumë bukur").

Qirjo ka përfunduar shkollën e mesme për violinë. Studimet e larta i kreu për dirigjim pranë Institutit të Lartë të Arteve në Tiranë. Ka publikuar dy albume nё CD të muzikës tradicionale shqiptare: "Më tund pak shaminë" me ansamblin e famshëm të “Saizo” dhe "Muzika në kufi" me grupin e tij të muzikantëve korçarë. Gjatë qëndrimit në Londër, ka bashkëpunuar gjithashtu me grupin grek Kourelou dhe këngëtarin turk Olcay Bayir.

Për herё tё parё kompozimi "Together is Beautiful" ("Së bashku është shumë bukur"), e krijuar nga kompozitori i nominuar për çmimin Oskar George Fenton, pjesё e cila interpretohet nga “Orkestra e Tokёs” publikohet sonte!

Rreth “Orkestrës së Tokës”!

“Orkestra e Tokёs” ёshtё bashkimi i muziktarёve tё shquar nga gjithё vendet e botёs. Para 2 vitesh, filloi konkretizimi i nismёs për të gjetur nga një muzikant nga çdo vend i botës, për t'u bashkuar së bashku në interpretimin e një pjesë muzikore. Si rezultat u formua një orkestër muzikantësh nga 197 vende dhe filloi procesi i regjistrimit. Nga ajo ditë e tutje, bisedat që filluan, historitë që u ndanë mes tyre dhe përvojat që u zbuluan ishin të paimagjinueshme.

Grupi orkestral shfaq pjesën e tyre të parë "Together is Beautiful" ("Së bashku është shumë bukur"), e cila u shkrua nga kompozitori Fenton, pjesё e cila u regjistrua nga shtëpia diskografike Deça.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?