Për herë të parë organizohet në Shqipëri festivali ndërkombëtar ‘Violina e Paqes’! E veçanta, 10-vjeçarja Vesa, violinistja më e vogël

Për herë të parë organizohet në Shqipëri festivali ndërkombëtar ‘Violina e Paqes’! E veçanta, 10-vjeçarja Vesa, violinistja më e vogël

Foto nga posteri i eventit

Violinisti Kledis Rexho, i cili bën një jetë artistike ndërmjet Francës dhe Luxembourg-ut me orkestrat më të mira të të dy vendeve, çel festivalin më të ri ndërkombëtar të muzikës në Shqipëri “Violina e Paqes”, me koncerte në datat 20-21-22 Shtator. Ky udhëtim artistik që ka sjellë në Shqipëri disa nga muzikantët më të mirë të muzikës klasike të skenave të Parisit, New York-ut, Wien-es, nisi fillimisht për një publik shumë të veçantë. Pjesë e koncertit do të jetë edhe një vajzë e vogël 10-vjeçare, Vesa Duma e cila do të  luajë në violinë.

Publiku i Tiranës do të ketë rastin ta dëgjojë vogëlushen në koncertin e datës 22 Shtator në qendrën kulturore pranë Katedrales Orthodhokse në Tiranë.

Koncerti i parë i Festivalit ndërkombëtar “Violina e Paqes” u zhvillua në datën 20 në Hotel Adriatik, Durrës në Oren 19.30. Në datën 21 Shtator në orën 19.00 në Sallën “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik Tirane (hyrja e lirë). Dhe për ta përmbyllur edicionin e parë të festivalit, një koncert në qëndrën kulturore pranë Katedrales Orthodhokse Tiranë në datë 22 Shtator në orën 19.30 (hyrja e lirë). “Violina e Paqes” mbështetet nga Bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës dhe institucione dhe artdashës të tjerë.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë