Përveç kampusit universitar të Tiranës do të ndërtohet edhe një kampus në Durrës, ku do të strehohen edhe studentët e Tiranës, tha sot kryeministri Edi Rama në një takim me rektorët e Universiteteve.
Në fjalimin e tij, Rama tha se kjo do të zgjidhe edhe një nga problemet që kanë studentët, sic janë qeratë e shtrenjta në kryeqytet.
Kemi bërë investime domethënëse, por jemi akoma larg përmbushjes së kushteve infrastrukturore për të përballuar sfidat dhe nevojat. Kemi dy kampuse përpara, kampusin e madh të Tiranës dhe kemi hapur procesin për kampusin e universitetit ALeksadër Moisiu. Kemi pasur interes nga 40 studio ndërkombëtare dhe ka interes për të krijuar infrastrukturë rezidencë të studentëve, duke parur parasysh trenin që do jetë në funksion sëshpejti, do jetë shumë e thjeshtë që studentët që do jenë në Tiranë të kenë mundësi të strehohen në kampusin e Durrësit dhe për këtë arsye do ndërtojmë një kompleks shumë të mirë në mënyrë që të ndihmojmë në zgjedhjen e një problemi të madh që kanë studentët për shkak të qerave të larta në Tiranë, edhe në Durrës. Jemi të bindur që jemi në një moment të ri ndryshimi për arsimin e lartë, por ndryshe nga ndryshimi i parë", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rruga drejt BE/ Rama takim me rektorët: Do të rishikohet ligji për arsimin e lartë! Sfidë ndërkombëtarizimi i universiteteve, gati financimet për kampuse të reja










