VLORE- “GB-A Konstruksion”, kompania që ndërtoi kompleksion “Jon” në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë nuk ka paguar asnjëherë gjobën 22 milion lekëshe të vendosur nga INUK. Shkak i mos pagesës janë bërë fitimi i procesve gjyqësore në dy nivele, ku ka kundërshtuar gjobitjen e vendosur nga Gjergji Bojaxhi.
Gjoba prej 22 milion lekë të vjetra që i është vendosur nga ish-kreu i INUK Gjergji Bojaxhi kompanisë “GB-A Konstruksion” për punimet e pa disiplinuara në pallatin e vjehrrit të Lulzim Bashës, nuk është paguar asnjëherë.
Gjoba s’ka mundur të ekzekutohet pasi kompania në fjalë, nëpërmjet avokates së saj Erinda Ballanca, ka marrë masa të menjëhershme juridike duke e kundërshtuar vendimin e gjobitjes në Gjykatën e Tiranës.
Padia e përpiluar nga avokatja Ballanca, është pranuar nga ish-kryetari i Gjykatës së Tiranës Artan Zeneli, ndërkohë që ky vendim është lënë në fuqi dhe nga gjykata e Apelit në Tiranë, duke rrëzuar kështu përfundimisht ekzekutimin e gjobës prej 22 milion lekë të vjetra nga ana e drejtuesve të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.
Sipas vendimeve të dy gjykatave, INUK në vendosjen e gjobës financiare ka shkelur kopetencat e institucioneve të tjera, pasi në rastin konkret nuk ka pasur asnjë kontroll apo gjobë nga ana e Inspektoriatit Ndërtimor të Bashkisë së Vlorës, që drejtohet nga kryebashkiaku Shpëtim Gjika.
Inxhinieri nuk firmosi
Në vendimin e gjykatës që Shqiptarja.com e disponin thuhet se:”Nga kontrolli i ushtruar në objekt në prani të inxhinierit të objektit, rezultoi se mungonte tabela e identifikimit të objektit si dhe masat e sigurimit teknik, kundravajtje të parashikuara nga ligji për “Urbanistikën".
Për këto arsye nga inspektorët është mbajtur procesverbali i konstatimit në 10 nëntor 2010 i cili në kushtet kur inxhinieri nuk ka pranuar të nënshkruaj është lënë në objekt”. Më tej shtohet se parregullsitë e cituara janë konstatuar në vend, në këto kushte, brenda afateve ligjore është mbajtur vendimi për pezullim punimesh dhe njëherësh për dënim me gjobë ndaj subjektin “GB-A Konstruksion” në masën e 22 milion lekëve të vjetra.
Gjatë seancës gjyqësore INUK ka pretenduar se zona ku po ndërtojnë pronarët e truallit Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi është zonë turistike dhe në këtë objekt nuk është ushtruar kontroll nga INU pranë Bashkisë Vlorë.
Argumenti i gjykatës
Sipas vendimit të gjykatës së Tiranës, shkelja e vetme ligjore që INUK që në atë periudhë drejtohej nga Gjrgji Bojaxhi, është se në momentin e vendosjes së gjobës, nuk ka pyetur nëse ishte kryer një kontroll nga inspektoriati i bashkisë së Vlorës.
Në rastin konkret sipas, gjykatës INUK ka marrë kopetencat e INU në bashkinë e Vlorës. Ndërkohë që gjithmonë sipas vendimit të gjykatës, inspektorët e INUK duhet të lajmëronin inspektorët e bashkisë së Vlorë, dhe më pas të vendosnin gjobën ndaj subjektit.

Shkrimi u publikua sot (13.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com