LEZHE - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, vizitoi kompleksin blegtoral në Torovicë të qarkut të Lezhës që administrohet nga Martin Gjergji.

Në këtë vizitë, Kryetari i Kuvendit shoqërohej nga zëvendësministri Ministri i Bujqësisë, Alban Zusi, deputetë të grupit parlamentar të LSI-së në Lezhë, Kryetari i Bashkisë së Lezhës Viktor Tushaj si dhe përfaqësues të drejtorisë rajonale të bujqësisë.

Meta u njoh më nga afër me investimin e kryer në këtë kompleks blegtoral me 250 gjedhë, një investim modern që pritet të rrisë në të ardhmen edhe kapacitetet përpunuese të qumështit.

Gjatë bashkëbisedimit, Kryeparlamentari Meta garantoi se mbështetja shtetërore do të jetë gjithmonë për ata që do të investojnë në bujqësi dhe në blegori. Në këtë kontekst Meta theksoi se paketa e re fiskale stimulon në mënyrë të veçantë zhvillimin e komplekseve të tilla blegtorale duke ulur ndjeshëm kostot.

“Për mua është një kënaqësi e veçantë që vizitoj një kompleks të tillë blegtoral, plot ambicie për të ardhmen. Mbi të gjitha, jam shumë i kënaqur që shoh këtu që po ndërtohet edhe një baxho mjaft moderne me teknologjinë më të avancuar për ta mbyllur të gjithë ciklin e prodhimit e të përpunimit brenda këtij kompleksi. Do të rrisë dhe do të motivojë akoma më shumë drejtuesit e këtij kompleksi për të zgjeruar, për të hyrë në treg në mënyrë të sigurt dhe të suksesshme dhe me produkte mjaft konkurruese sikurse u shpjegua këtu dhe sikurse do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Paketa e re fiskale stimulon në mënyrë të veçantë zhvillimin e komplekseve të tilla blegtorale, pasi ajo ul në mënyrë të ndjeshme kostot, sidomos sa i takon kostos që ndikon në përmirësimin e rracës këtu në vend për të rritur prodhimin dhe për të shkuar drejt atij objektivi, i cili ka të bëjë jo vetëm me reduktimin e importeve që janë ende shumë të mëdha për produktet blegtorale në vend, por me plotësimin e të gjitha kërkesave të tregut vendas dhe njëkohësisht me fillimin e eksportimit të produkteve shqiptare blegtorale në tregjet ndërkombëtare”, theksoi Meta.

ilir meta

Meta: Ministria e Bujqësisë të informojë investitorët për lehtësirat e paketës fiskale
Më tej, Kryetari i Kuvendit kërkoi prej Ministrisë së Bujqësisë, dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore që të informojnë ata që duan të investojnë në bujqësi dhe në blegtori për lehtësirat fiskale dhe për mundësinë e zhvillimit dhe të rritjes më të shpejtë të këtij sektori që pritet të ndikojë dhe në rritjen e punësimit.

“Natyrisht që është një detyrë e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, AZHBR-së dhe e të gjithë përfaqësuesve të këtij sektori për të informuar fermerët tanë, të gjithë atatë cilët merren me komplekse të tilla blegtorale apo kanë synime për të bërë të tilla investime në këtë fushë, për të gjitha avantazhet dhe të gjithë mbështetjen që do të kenë në mënyrë që të ecin në rrugën e rimëkëmbjes së bujqësisë, në rrugën e rimëkëmbjes së blegtorisë, në rrugëne plotësimit të të gjithë kërkesave të tregut vendas për këto produkte, edhe njëkohësisht në rrugën e punësimit dhe të mirëqenies së të gjithë shoqërisë në vend”, tha Meta.

ilir meta

Zusi: Është hequr taksa doganore për ndërzimet artificiale dhe materialin gjenetik elitar
Nga ana e tij, zëvendësministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Alban Zusi prezantoi disa prej risive të paketës së re fiskale që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në fushën e blegtorisë.

Zëvendësministri tha se në të njëjtën kohë është hequr taksa doganore për ndërzimet artificiale dhe materialin gjenetik elitar që vjen nga jashtë dhe që deri tani taksohej me 10 % të taksës doganore.

“Paketa e bujqësisë dhe paketa fiskale për blegtorinëështë një ndër më nxitëset që është realizuar ndonjëherë duke lehtësuar jashtëzakonisht shumë, qoftë barrën fiskale, qoftë barrën financiare për blegtorët të cilët janë të orientuar drejt prodhimit vendas, drejt rritjes dhe shtimit të kapacitetit të stallave, të fermave dhe të prodhimit në përgjegjësi. Në këtë kontekst, ne mund të themi se vetëm për blegtorinë ne e kemi ulur me mbi 22 për qind koston e importit të mëshqerrave dhe të bagëtive të destinuara për majmërim apo për mbarështrim. Kjo është një nxitje jashtëzakonisht e madhe pasi ne presim qënë vitin 2015 tëkemi një bum të shtimit të numrit të krerëve nëpër stallat e përqendruara, që do të thotë dhe njëkohësisht rritje e cilësisë dhe e standardeve të sigurisë ushqimore dhe zëvendësim sinjifikativ të importeve në fushën e produkteve blegtorale që sot arrijnë shifra në dhjetra milionë euro”, tha z. Alban Zusi.

Gjatë bashkëbisedimit, administratori i kompleksit blegtoral në Torovicë të Qarkut të Lezhës, Martin Gjergji, shprehu vlerësime për paketën e re fiskale dhe për lehtësirat që ajo krijon në mbështetje të blegtorisë.

“Këto risi të paketës janë shumë të mira. Na jep kurajo që të punojmë dhe përtë bërë më shumënë këtë sektor. Jam shumë i kënaqur me paketën e re fiskale dhe me mbështetjen shtetërore”, tha Gjergji.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)