Kompleksi i krimit të kryer

Kompleksi i krimit të kryer

Protesta e pestë në Tiranë në emër të Klodjanit

Protestat e dhunshme nuk janë ndonjë histori e re, as për Shqipërinë, as për botën. As shkatërrimet që ndodhin prej tyre.Por për Partinë Demokratike dhe historinë e saj, ka një element që i bashkon në kohë dhe në mentalitet, sjelljen ndaj tyre.Dhe ajo ka të bëjë me faktin që krimet të cilat ndodhin gjatë protestave, t’ua hedhin viktimave.Krimet më të rënda që kanë ndodhur gjatë protestave në Shqipëri, janë ato të vrasjeve të 21 janarit.

Ndërsa Voltana Ademi lavdërohej dje në mbrëmje pse kishte djegur Shkodrën dhe pse e kishte fajin policia për këtë, po shikoja një kronikë të Report TV dje që kishte bërë një përmbledhje të kësaj historie.https://shqiptarja.com/lajm/vrasja-e-klodjan-rashes-dhe-si-manipuloi-berisha-masakren-ndaj-4-protestuesve-me-21-janarNë fakt Voltana në mënyrë instiktive po bënte atë që PD e ka filozofi të saj, duke akuzuar socialistët se ata gjithmonë janë përgjegjës, edhe kur vriten edhe kur nuk vrasin.

Instikti i vrasësit i tha Sali Berishës më 21 Janar, në orën 19. 30 të mbrëmjes, që duhet të akuzonte Edi Ramën si vrasës. Shpiku një plak me çadër, shkoi montoi  filmin me xhiro të ngadalta, nxori dy mjekë që “provuan” se ishte gjuajtur me pistoleta nga afër, pastaj shpiku çadra pistoletë dhe thika me helm dhe e caktoi që vrasjet i kishin bërë vetë socialistët.Vonë në mesnatë, kur “News 24” nxori pamjet e vrasësve “Live”, ndryshoi version dhe kaloi tek grushti i shtetit.Edhe Voltana dje nuk bëri ndonjë gjë më shumë. U nis e para në krye të turmave, theu tabela e semaforë, pastaj dogji dhe selinë e Partisë Socialiste dhe në mbrëmje akuzoi socialistët se e kishin djegur vetë.

Pra në logjikën e saj, njësoj si në logjikën e Saliut, socialistët dhe më 21 janar 2011 janë vetëvrarë, edhe tani kanë vetëdjegur selitë e tyre.

Ky instikt për t’ia hedhur fajin viktimës, është instikt bazik i çdo krimineli. Të gjithë ata që vrasin me gjakftohtësi, e kanë një version se si faji është i viktimës.

Por është çështje fantazie. Fantazia e Berishës dhe e Voltanës deri këtu shkon, që edhe kur ti i shikon dhe filmon duke vrarë dhe duke djegur, ata të të thonë që e bëre ti.

Berisha u detyrua më 21 janar të ndryshonte qëndrim dhe të shpikte një gënjeshtër tjetër, pasi doli bllof me atë të vetvrasjes nga socialistët. Edhe Voltana sot filloi të pranojë se ishte në krye të protestës se është kryebashkiake(!!), por nuk ka gisht në diegie.

Njësoj në Tiranë, gjithë figurat qesharake të PD, që nga Bujar Nishani e deri tek Edi Paloka, po arsyetojnë se këta adoleshentët nuk janë të tyre, pasi ata janë të mërzitur me regjimin 7 vjeçar të Edi Ramës, pasi deri sa ishin 8 vjeç janë rritur me shpresë nga Sali Berisha, pastaj erdhën këta socialistët dhe u zhgënjyen thellë.

Për ta bërë dhe më makabre këtë filozofi, sot PD dhe LSI kanë filluar të akuzojnë dhe familjen e të ndjerit Klodian Rasha si të shitur. Kanë mbushur rrjetet sociale dhe kanë bërë deklarata publike, tifozat e Ilir Metës, tek “Sport Klub Tirana”, duke akuzuar familjen e viktimës, pse kërkon që të mos digjet Tirana dhe Shqipëria për djalin e tij.

Tani ngelet dhe pika e fundit të akuzojnë dhe familjen se mund ta ketë nxjerrë vetë djalin të vritet me policë.

Ky makabritet është filozofi e PD. Ata e duan vdekjen si diçka që u shërben atyre politikisht. Nëse nuk është kështu janë gati ta poshtërojnë dhe të vdekurin. Siç përplasën arkivolin e Azem Hajdarit në derë të kryeministrisë.

Pasi ndodh krimi PD distancohet dhe thotë nuk kemi punë me protestat.

Sipas PD, asnjë  drejtues i saj nuk është në krye të protestave.

Gratë e PD thonë nuk dalim në protesta se ka dhunë.

Idiotët e PD  mbrohen se në rrugë ka adoleshntë të mitur.

Por Voltana nuk është, as adoleshente, dhe nuk dimë që të jetë përjashtuar nga PD. Madje dhe grua mund të quhet. S’di pse kujton që Shkodra është më idiote se ajo!

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja