TIRANE - Njësia hetimore Task- Forcë e Prokurorisë së Vlorës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim përsa i takon abuzimeve të konstatuara për dhënien e lejes së kompleksit “Jon”, të ndërtuar në bregdetin e Vlorës, nga vjehrri i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Xhafer Isufi .
Pas dokumentimit të shkeljeve, Prokuroria ka dërguar të pandehur në gjykatë 8 zyrtarë për dhënien e lejes në një zone ku pengohen ndërtimet sipas planit rregullues të qytetit të vitit 1996 dhe për regjistrimin e hapësirës detare si truall për ndërtimin e pallatit.
Kompleksi është shembur me eksploziv nga INUK, pas një seri shkrimesh të botuara në gazetën “Shqiptarja.com”. Të pandehur me akuzën e shpërdorimit të detyrës për dosjen e kompleksit “Jon” janë Kujtim Sulçe, Darjan Hudhra, Merita Tartari, Blerina Dhrami, Mirela Muça, Lindita Jaupaj, Ruzhdi Zeneli dhe Mario Kalus.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
(g.f/shqiptarja.com)
LAJMET MË TË VLERËSUARA