Komplikohet e ardhmja e Cristiano Ronaldos, presidenti i Al-Nassr: Shumë nga ato që thuhen s'janë të vërteta

Komplikohet e ardhmja e Cristiano Ronaldos, presidenti i Al-Nassr: Shumë nga ato që thuhen s'janë të vërteta

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk e ka vendosur ende të ardhmen. I përfolur për një kalim te Al-Nassr në Arabinë Saudite, ylli portugez duket se është në pritje të ofertave duke qenë një lojtar i lirë. Në lidhje me kalimin e sulmuesit te klubi i tij, presidenti i Al-Nassr, Musli Al-Muammar duket se ka një tjetër mendim në lidhje me ato që mediet ndërkombëtare kanë shkruar.

"Cristiano Ronaldo në klubin tuaj? Nuk është e vërtetë. Shumë nga ato që shkruajnë mediat nuk janë të sakta", tha Musli Al-Muammar.

 

Ndërkohë që Ronaldo është në pritje të ofertave, Marca në Spanjë njoftoi se Al-Nassr në Arabinë Saudite janë të gatshëm të ofrojnë kontratë për 2 vite e gjysmë, me një pagë prej 500 milionë euro në total. Duket se presidenti i Al-Nassr përgënjeshtron diçka të tillë, ndërsa thotë se jo gjithçka që flitet është e vërtetë.

Presidenti i Al-Nassr, Musli Al-Muammar

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia