Komposto ftoi

Përbërësit:

  • 3-4 ftonj
  • 1 litër ujë
  • 200-250 gr sheqer
  • 1 shkop kanelle
  • 2-3 karafil (opsionale)
  • Lëngu i një gjysmë limoni

Përgatitja:

Lajmë mirë ftonjtë, i qërojmë dhe i presim në feta ose kubikë të vegjël. Heqim farat dhe pjesën e mesit që është e fortë. I vendosim ftonjtë në një tenxhere me ujin dhe lëngun e limonit që të mos nxihen. Shtojmë sheqerin, kanellën dhe karafilat. I lëmë të ziejnë në zjarr të mesëm për rreth 20-30 minuta, derisa ftonjtë të zbuten dhe shurupi të marrë një ngjyrë të artë.