Komuna e Parisit, banorët protestë
për Unazën e re, kërkojnë mbikalim

Komuna e Parisit, banorët protestë<br />për Unazën e re, kërkojnë mbikalim
TIRANE- Ndërtimi i Unazës së Re, për banorët pranë Komunës së Parisit nuk shihet si zgjidhje. Me argumentin se ky projekt i distancon nga pjesa tjetër e lagjes dhe rrezikon jetën e tyre, banorët kërkojnë ndërtimin e një mbikalimi apo nënkalimi këmbësor.

Ata janë ngritur këtë të shtunë në një protestë duke kërkuar ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëhershme nga organet kompetente.

Banorët shprehin frikën për aksidente në të ardhmen, për shkak të mungesës së mbi apo nënkalimeve, ku sipas tyre, më të rrezikuar janë fëmijët dhe të moshuarit. Segmenti i parë I kësaj unaze shtrihet pjesërisht brenda kufirit administrativ të Bashkisë Tiranë dhe pjesa më e madhe në territorin e Komunave Farkë dhe Dajt. Ndërsa segmenti i dytë, në pjesën veriperëndimore të qytetit të Tiranës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë