Komunikim alternativ
për fëmijët, që nuk flasin

Komunikim alternativ <br />për fëmijët, që nuk flasin
"Komunikimi alternativ aumentativ? Figura? Unë kurrë nuk kam dëgjuar për të. "Njerëzit shpesh reagojnë në këtë mënyrë, kur ata dëgjojnë për komunikim alternativ. Ndërkohë që ne të gjithë e përdorin komunikimin alternativ çdo ditë. Komunikimi alternativ është mënyra e komunikimit pa fjalë, por duke përdorur gjeste, shprehje të fytyrës, listat e pazarit dhe shënime me shkrim që na ndihmojnë të transmetojme një mesazh (Anne Ëarrick).

Komunikimi alternativ aumentativ është çdo lloj komunikim që zëvendëson apo përforcon gjuhën verbale. Kjo është një fushë e praktikës klinike që synon të kompesoje dëmtimet e përkohshëm ose të përhershme të personave me çrregullime të rënda të komunikimit ekspresiv nëpërmjet forcimit të aftësive natyrale për të komunikuar (ISAAC 2002).

Prandaj është një ndërhyrje dhe jo një teknikë, dhe si i tillë mund të 'përdorim mënyra të ndryshme”, kështu që është një term i përdorur për të përshkruar disa strategji, njohuri dhe teknologji që 'mund të perdoren për të lehtësuar komunikimin e njerëzve me crregullime të gjuhës dhe funksioneve të saj”.

Termi "aumentative" do të thotë se ajo nuk ka tendencë për të zëvendësuar, por për të përforcuar komunikimin natyror, duke përdorur të gjitha aftësitë e individit, si dhe vokalizimin ose mbetjet verbale, gjestet, shenjat. Komunikimi Alternativ Aumentativ(KAA) ka për qëllim zgjerimin e kapaciteteve të komunikimit 'nëpërmjet të gjitha mënyrave' dhe të gjitha kanaleve në dispozicion. Duke qenë "alternativë" gradualisht kjo metodë braktiset, pasi ajo është në funksion të gjuhës dhe zhvillimit të saj dhe jo zëvendësuese e gjuhës.

Përjashtim bëjnë rastet e sëmundjeve progresive në të cilat kjo mënyrë mbetet si e vetmja rrugë komunikimi.
Mjete Komunikimi Alternativa Aumentativ KAA)jane: sistemet simbolike; tabelat; Teknologjisë asistuese dhe softëare.
KAA-ja perdoret për të mbështetur: Fëmijët me vonesa të rënda gjuhësore; Fëmijë me sindromën Doën; Fëmijë me prapambetje mendore; Fëmijët me sindromin Angelman dhe fëmijët me çrregullime prevazive të zhvillimit.

PASOJAT E DEFICITIT KOMUNIKUES

Çfarë do të thotë që një fëmijë nuk mund të flasë? Shpesh të mos flasësh është një shkak për të mos komunikuar, jo sepse mungon aftësia për të menduar por për shkak të një paaftësie specifike, motore, neurologjike. Duke mos mundur të shprehen këto mendime, fëmija detyrohet të jetojë i mbyllur. Kjo çon në qëndrimet pasive që pengon procesin e të mësuarit dhe nganjëherë shkaktojnë shqetësime emocionale të thella.[Scascighini, 1997]

Njerëzit të cilët nuk mund të flasin rrezikojnë: të konsiderohen te paaftë për të kuptuar dhe ndjerë emocionet; te mos kuptohen nga të tjerët; të mos kenë mundësi të përgjigjen; të mos konsiderohet përpjekja e tyre për të komunikuar.

Mungesa e komunikimit në këtë mënyrë ka pasoja në marrëdhëniet njerëzore, gjuhësore, njohëse dhe sociale. Në qoftë se rrethohet nga një mjedis që nuk ka stimuj komunikues të pëlqyeshëm atëherë kjo përkeqëson komunikimin. Është një përvojë që secili prej nesh ka përjetuar sigurisht në jetën e përditshme: në qoftë se një person ju flet në lidhje me biznesin e tij, dhe ju nuk keni interes gradualisht komunikimi do të shkojë duke u zbehur se përgjigjet e tij nuk kanë asgjë që përben interes për mua. Kështu vjen një moment që biseda zbehet, bëhet stereotipe, thjesht formale dhe sipërfaqësore. Ata të cilët nuk flasin gjuhë verbale kanë tendencë të jenë pasivë, të kenë pak iniciativë për të komunikuar, shpesh niset dhe në qoftë se ju nuk e kuptoni, individi tenton të zvogëlojë numrin e njerëzve që bashkëvepron duke mbajtur rreth vetes një grup gjithmonë e më të vogël të cilët nuk do ti shëbejnë si bashkëbisedues por si përkthyes të gjuhës së tyre jo verbale.

Në mungesë të mjeteve të komunikimit, marrëdhëniet me botën përkeqësohen, duke bërë që edhe gjuha verbale të përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Por një person i cili ndihet i pranuar nga mjedisi e tij, që i dëgjohet, kuptohet dhe pranohet mesazhi i tij, do të fitojë "gjithnjë e më shumë besim në vetvete dhe në kapacitetin e tij për të bashkëvepruar me mjedisin, një parakusht që ndihmon në hapjen e rrugës drejt marrëdhenieve sociale.
Nëse mjedisi dhe individi nuk kanë marrëdhënie komunikuese atëherë kjo do të çojë në një situatë të armiqësisë që pengon zhvillimin, duke i shndërruar këta individe në "gurë te gjallë“ në lidhje me komunikimin.


Shënim: Ky material u mbështet në temat e zhvilluara në trajnimin logopedik mbi Komunikimin Alternativ Aumentativ për fëmijët me “Çrregullim specifik të gjuhës, sindromën Doën, vonesa gjuhësore dhe çrregullime të përgjithshme të zhvillimit, organizuar nga Shoqata e Logopedistëve Shqiptarë me lektore Log. Luciana Di Natale dhe log.Nadia Pavan.


Pyetjet me te shpeshte për KAA


A do të flasë?

Fëmijët të cilët kanë vështirësi në kontrollin e muskujve të përfshira në procesin e gjuhës verbale dhe frymëmarrjes, ose që kanë kufizime të tjera neurologjike apo zhvillimi që ndikojnë në të folurit dhe gjuhën, rrezikojnë të mos zhvillojnë një gjuhë që është e kuptueshme. Kur kemi të bëjmë me një fëmijë që vokalizon dhe prodhon gjithmonë e më shumë variacione tingujsh kemi të bëjmë me rastet me dekur pozitiv për një zhvillim të vazhdueshëm vokale.


Kur ndërhyhet?

Ndërhyrja e KAA fillon me të njëjtat funksione fillestare si te komunikimi verbal. Funksionet e komunikimit fillestar mund të jetë: përshëndetje, protesta, kërkesa për vëmendje. Fëmija duhet të fillojë të mësuarit po dhe jo. "Po" dhe "jo" janë aftësitë që zhvillohen më vonë, pasi këto fjalë kanë një shumëllojshmëri të gjerë të kuptimeve dhe pasojat. Të inkurajojë përdorimin e Po/Jo

Konceptet specifike
Konceptet e reja dhe fjalët mund të mësohen vetëm duke i përdorur ato, duke i kuptuar dhe jo duke e detyruar fëmijen ti vokalizojë në mënyrë përsëritëse. Njohja e simboleve duhet të bëhet në formën e një bisede që përmban një mesazh të thjeshtë. Këshillohet të niset fillimisht me perceptimin e simboleve tëe njëjta.

Reagimi

Fëmijët të cilët mbështeten në KAA duhet të përjetojnë të njëjtin lloj reagimi dhe perceptimi që marrin fëmijët që flasin. Shumë herë komunikimi që fillon në mënyrë "të rastesishme" do të ndihmojë fëmijën tuaj për të mësuar kuptimin e mesazheve


* ADIONA LLUKMANI - Specialiste logopediste
 
Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi