Komunistët e Korçës në Shqipërinë
e viteve të drejtimit të mbretit Zog

Komunistët e Korçës në Shqipërinë<br />e viteve të drejtimit të mbretit Zog
Në vitin 1931 erdhi në Korçë shoku Ali Kelmendi, që ndodhej jashtë Shqipërisë që më 1924. Ardhja e Aliut kishte dy qëllime kryesore: a) Të studjonte lëvizjen revolucionare në Shqipëri, duke i paraqitur Kominternit një raport, mbi të cilin do të mbështetej përcaktimi i drejtimit që do të mirte kjo lëvizje dhe b) t’i jepet një hov më i madh lëvizjes egzistuese, duke e orientuar drejt në fushën politike, ideollogjike dhe organizative.
Aliu gjeti grupin e Korçës, që atëhere ishte i vetmi në Shqipëri, me një aktivitet të kufizuar dhe sidomos me mjaft pikpamje të shtrembëra, që ja kanë imponuar elementat arqeomarxistë si Vaso Kajno, Todi Maliqi, Dhimitri Plaku, rrobaqepës prej Hoçishti, i pushkatuar më 1944 si element kundërshtar dhe Nuçi Bogadini, rrobaqepës prej Boboshtice, më vonë i pushkatuar si armik. Këta njerës helmatosnin grupin me pikpamje trockiste, duke dashur që të shkëpusin Komunistat e Korçës nga Kominterni dhe B.S. dhe t’i lidhnin pas s’ashtuquajturës internacionales së II-të trockiste. Me këta familjarizohesh dhe Niko Xoxi.

Veç kësaj, lidhjet e grupit me masat qenë të dobëta, porsa kishin filluar dhe aktivizimi i masave në drejtimin e kërkimit të të drejtave të tyre ekonomike dhe politike qe shumë i pakët. Akoma grupi nuk kishte dalë jashtë qytetit të Korçës, përveç të disa përpjekjeve, por pa përfundime organizative.
Aliu, me të ardhur në Shqipëri ra në lidhje me shokët e grupit dhe ju vu punës për forcimin dhe drejtimin e punës së tij. Puna e Aliut shënoi një fazë të re për grupin e Korçës.
a) Në drejtimin ideollogjik grupi filloi një fushatë të madhe kundra të gjitha pikpamjeve trockiste-arqeomarxiste të elementave të ndryshëm në radhët e tij.
b) Aliu i kërkoi grupit që të lidhet më tepër me masat dhe duke shfrytëzuar çdo posibilitet legal, t’i hedhi në luftë për të drejtat e tyre ekonomike dhe politike. Grupi atëhere, duke marë për bazë situatën ndërkombëtare, nuk shtronte problemin e një lëvizjeje kundra regjimit të Zogut.

Deri më atëherë shoqëritë e ndryshme, që ishin akoma të vetmet organizata masash të drejtuara prej grupit, kishin më tepër një karakter asistencial si mbledhje ndihmash për të sëmurë, të burgosurisht, festime etj.
c) Grupi duhej të dilte nga qyteti i Korçës dhe të shtriheshe edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.
d) Për ngrotjen politike t’anëtarëve të tij dhe për agitacionin politik me masat grypi duhej të përkthente një seri librash marxiste, dhe duke përdorur mundësitë legale, të botonte në gazetat e vendit artikuj mbi B.S. dhe lëvizjen ndërkombëtare revolucionare të klasës punëtore.

Duke u bazuar në udhëzimet e shokut Ali Kelmendit, grupi filloi një aktivitet më të madh në të gjitha këto drejtime.
Shkëputja e Niko Xoxit nga grupi i Korçës. Që në krijimin e tij, në radhët e grupit të Korçës ka patur një seri elementesh si Niko Xoxi, Vaso Kajno e tjerë që u përmendën më lart të cilët ishin prej bindjeje arqeomarxiste trockista dhe armiq të klasës punëtore. Dobësija ideollogjike e grupit të Korçës u jipte mundësi këtyre që të punojnë në radhët e tij dhe të përhapnin pikpamjet e tyre antimarxiste. Mirpo ardhja e Ali Kelmendit e zgjoi grupin dhe i dha mundësitë që ky të filloi një luftë të ashpër kundra gjith këtyreve. Si përfundim, elementat armiq si Niko Zoxi e tjerë dhe disa të tjerë të gënjyer prej tij duallnë në fraksione dhe më 1934 u shkëputën nga grupi i Korçës, duke formuar një grup më vehte.

     Si pretekst shkëoutja ka patur çështjen e përkthimeve që bënte grupi i Korçës. Niko Xoxi pretendonte se librat që përkthehen nuk janë të kontrolluara, sidomos për librin “Feja dhe shkenca” e tjera, por arësyet e vërteta ishin pikpamjet e tyre trockiste dhe ambicja për të qenë vetë ata përgjegjësa të të gjithë punës. Niko Xoxi atëhere kish filluar një propagandë të poshtër kundra Ali Kelmendit, me qëllim që ta largoi nga grupi i Korçës duke e akuzuar si Nacional-Çlirimist dhe dallaveraxhi që u fut kondrabandë në grup për ta shfrytëzuar.
Shoku Mihal Lako, mbasi zbuloi këtë vepër armiqësore të Niko Xoxit kundër shokut Ali Kelmendit, provokoi një mbledhje të Komitetit Qendror të grupit, duke ftuar të mari pjesë dhe vetë Aliu.

Në këtë mbledhje muarën pjesë këta shokë: Mihal Lako, Sotir Vullkani Niko Xoxi, Pilo Peristeri, Koçi Xoxe, Dhimitri Fallo, Teni Konomi dhe Ali Kelmendi. Mbledhja kritikoi ashpër Nikon, por nuk e përjashtoi nga grupi nga frika se mos i denonconte në polici, por propozoi që të bëheshin në çast zgjedhje të reja, në të cilat Nikua nuk u zgjodh në komitet.
 
Aktiviteti i grupit gjat periudhës 1931-1936.
Përsa u përket lidhjeve të tij me masat grupi ka zhvilluar një aktivitet të mirë. Deri në vitin 1936 grupi ka marë drejtimin efektiv të të gjitha shoqërive që egzistonin në Korçë dhe u fut në pushtetin lokal si p.sh. në Këshillat e lagjevet, në Dhomën e Tregëtis dhe në dhimogjorontin (këshillin) e Mitropolis. Nga gushti i vitit 1933 grupi ngriti shoqërinë “Puna” dhe shoqërinë e punëtorëve rrobaqepës dhe të këpuctarëve. Në shoqërinë “Puna” mernin pjesë punëtorët e ndërtimit dhe ishte shoqëria më e madhe nga të gjitha të tjerat që egzistonin në Korçë.

Si aktivitet politik të masavet gjat kësaj kohe duhet të shënohet demostrata e madhe në shkurtin e 1936 kundra papunësis dhe shtrenjtësis së bukës dhe me kërkesa politike njohjen e të drejtave që njerzit e shoqëris të zgjidhen në pushtetin lokal, pasi Zogu anullonte përfundimet e zgjedhjeve që ishin në favor të elementave të grupit të Korçës.
Në drejtim të zgjerimit të organizatës grupi, simbas rekomandimeve të shokut Ali Kelmendit, në Tiranë ra në lidhje me Hasan Reçin dhe disa oficera të tjerë që në atë kohë njiheshin si elementa përparimtarë. Nëpër qendrat e tjera s’patën asnjë rezultat.
 
Lëvizja e Fierit dhe qëndrimi i grupit
     Grupi i Korçës nuk kishte asnjë ide të saktë mbi lëvizjen e Fierit dhe qëllimet e saj. Pjesëmarrja në këtë lëvizje të Riza Cerovës, që ishte një nga elementat progresistë, e detyroi grupin që të mendoi se kjo mund të ishte edhe ndonjë lëvizje përparimtare e organizuar nga jashtë, ndofta edhe nga Kominterni. Riza Cerova ka qenë emigrant politik në Moskë dhe prej andej, nëpërmjet të Turqis, erdhi në Shqipëri. Me t’ardhur këtu, ay mobilizoi gjithë elementet e tij dhe në kohën e plasjes së lëvizjes së Fierit u bë një nga protagonistët e saj dhe më në fund u vra.

Prandaj grupi tregoi një interes që në ditët e para, duke e konsideruar si një lëvizje përparimtare. Kështu disa ditë përpara se ajo të filloi, shoku Ali Kelmendi dëroi në Tiranë Stefo Grabockën që të miret vesh me Hasan Reçin mbi fillimin e saj. Në lëvizjen e Fierit grupi mori pjesë aktive me elementat e tij Hasan Reçin dhe Mustafa Gjinishin në Tiranë, Mustafa Kaçaçin në Fier dhe Demir Kodhelin në Peqin. Përfitimet politike që kërkonte të nxjerij grupi nga kjo lëvizje, ishte përmbysja e qeverisë së Zogut dhe ardhka në fuqi të një qeverie demokratike-borgjeze, më liberale. Si përfundim, grupi pa e çmuar drejt situatën, mori pjesë në këtë lëvizje me anëtarë individa, pa një program dhe pa masat, duke u ndihmuar pa dashur qëllimeve të disa bejlerëve të prekur nga Zogu dhe qëllimeve të politikës italiane.
 
Nxjerja e revistës “Bota e Re”.
– Zogu mbas kryengritjes së Fierit që të qetësoi opinionin e jashtëm, i cili qe revoltuar nga arestimet e shumta dhe të gënjejë opinionin e brendëshëm, i cili po orientoheshe për ditë edhe më tepër kundra tij, ndroi kabinetin e Koço Kotës me atë të Mehdi Frashërit, të cilën e reklamoi si një qeveri demokratike. Këtë gjë grupi i Korçës u përpoq që ta shfrytëzoi për qëllimet e veta.
     Një nga sukseset e grupit ishte marja e lejes për botimin e revistës “Bota e Re”, e cila u muar n’emër të gazetarit nga Korça Gaqo Vangjelit, sot jashtë radhëve të partisë.
   
  Revista “Bota e Re” dolli për herë të parë më 1936 dhe vazhdoi së botuari deri në numurin 21, mbasi pastaj u mbyll nga qeveria. Redaksia e kësaj përbëhej nga:
     1.- Dhimitër Fallo.
     2.- Llambi Deshnica, sot Charge d’Affaires në Varshavë.
     3.- Stefo Grabocka.
     4.- Teli Samsurit, jo element konseguent, i vrarë nga Gjermanët në Selenik, por jo për shkak të lëvizjes.
     5.- Kiço Cepa, sot përgjegjës i arsimit në Korçë, por jashtë radhëve të partisë.
     6.- Gaqo Vangjeli, gazetar, sot në Korçë, jashtë radhëve të partis.

     Revista “Bota e Re” kishte një tirazh prej 2250 copë në çdo botim dhe shpërndahesh si brenda Shqipërisë, ashtu dhe jashtë si në Francë, Rumani, dhe Amerikë. Roli i saj ka qenë mjaft i madh, duke u bërë një strumbullar reth të cilit u aktivizuan elementat përparimtare në të gjithë vendin.
     Revista “Bota e Re” trajtonte në përgjithësi çështje me karakter shoqëror, me baza përparimtare dhe Marxiste, por pa u deklaruar si një organ Marxist, dhe duke u përpjekur që të mos cënojë haptazi pushtetin e Zogut, për të mos shkaktuar mbylljen e saj. Probleme organizative të grupit nuk trajtoheshin; revista ishte përfundimi i udhëzimeve të Ali Kelmendit.

     Atëhere grupi u përpoq që të organizojë edhe të gjithë nëpunësit privatë në një shoqëri të tyre. Për këtë qëllim në vitin 1935, në foshnjoren e Shëngjergjit, u provokua një mbledhje e gjerë e nëpunsave me delegatë nga ana e grupit Sotir Gurën. Në këtë mbledhje Niko Xoxi e Pandi Kristo me shokët e tyre si Perikli Papamihali e tjerë, lojtën rolin e provokatorit, duke thënë se një shoqëri e tillë multi-profesionale bëhej me qëllime të errëta. Kjo ishte një sinjal për qeverinë e Zogut, e cila refuzoi njohjen e saj. Mbas kësaj grupi i Korçës u përpoq që të ngrerë shoqëri të këtilla nëpër qytete të tjera, por dështoi. Në Tiranë Aristidh Qendrua me Nuçi Bogadinin talleshin me idenë e organizimit të klasës punëtore. Ata kishin një rreth arqeomarxistë. Edhe grupi i Shkodrës refuzoi një gjë të tillë.
     Puna e grupit të Korçës në Kuçovë greva e 1936. Dega e shoqërisë “Puna” grupi i Korçës ka organizuar edhe në kantierin e Kuçovës. Gjendja e punëtorëve shqiptarë në kantier, që ka rënë kryekëput në duart e Italianëvet ishte mizarabile. Punëtorët shqiptarë nuk gëzonin as trajtimin minimal në lidhje me atë të punëtorëve dhe teknikëve Italianë.

     Elementat e grupit të Korçës që punonin atje ishin Mafuz Laze, element i emigruar në kohën e Zogut në Francë dhe pastaj B. Sovjetik, prej nga u kthye më von dhe punonte si punëtor në Kuçovë, dhe Rexhep Luga, radio-telegrafist në Kuçovë dhe sot telegrafist, A. P.
Greva mbajti për mjaftë ditë, duke patur si kërkesa ekonomike shtimin e rrogavet dhe përmirësimin e konditave të jetesës së punëtorëve, sidomos përmirësimin e banimit, ndërsa politikisht greva synonte në forcimin e urrejtjes kundra imperialistave Italianë. Qeveria e Zogut goditi elementin inisiator të grevës dhe me gjith premtimet e Ministrit të saj të Mbrëndëshmë Et’hem Totos, që vajti personalisht atje, nuk u muar asnjë masë në drejtim të kërkesave ekonomike të punëtorëve. Grupi akoma organizoi edhe mjaft greva të pjesëshme që në pjesën më të madhe patën sukses si shtim rroge etj.
 
Ky ishte aktiviteti kryesor i grupit gjat periudhës 1931-36. Gjat kësaj periudhe grupi u zgjerua në ngritjen e shoqërive të ndryshme punëtore dhe në aktivizimin revolucionar të tyre. Në periudhënm 1931-36, shoqëritë largohen nga karakteri tyre asistencial dhe po marin për ditë edhe më tepër një karakter revolucionar. Për herë të parë po bëhen greva si ajo e shkurtit 1936; e cila, përveç anëtarëve të shoqërisë, mobilizoi edhe masat e tjera të varfëra të qytetit. Me luftën ekonomike grupi lidhi edhe luftën politike, siç është e drejta që të zgjidhen etj.

     Në drejtimin ideologjik, grupi përmirësoi nivelin e tij, dhe hodhi jashtë nga radhët e tij elementat anti-revolucionarë. Njëkohësisht krijoi dhe organin e tij. Por akoma kishte influenca të huaja dhe të Internacionales së II-të.
     Një e metë për grupin edhe për këtë periudhë ishte kufizimi i tij në Korçë. Përpjekjet e grupit që të dali jashtë Korçës qenë të pakta si dhe pa përfundime konkrete.
     Ndryshimet në vijën organizative të grupit, ardhja e Milorad Nikoliçit. (MASTORAS) (periudha 1936-37). – Në dimër të vitit 1936 erdhi në Korçë një Kroat me emër Milorad Nikoliç dhe me pseudonimin Mastoras.
Paraqitja e tij legale ishte si mësues për prestar këpucësh, por roli i tij i vërtetë, simbas tij, ishte që të bëjë një punë agitative-komuniste në Shqipëri, “të lëshojë bojën e kuqe”. Miloradi ka xhiruar në të gjithë Shqipërinë, duke ardhur në kontakt me elementa të ndryshëm me pikpamje revolucionare. Në Korçë, ay erdhi në lidhje me Sotir Vullkanin dhe shokë të tjerë të grupit, dhe megjtihëse ata nuk i deklaruan gjë mbi egzistencën e grupit, ay këtë e kuptoi nga e gjithë situata e Korçës dhe u la shokëve të grupit disa udhëzime, që mbeteshin gjithmon fakultative. Atëhere ishte larguar sh. Ali Kelmendi.

     Këto udhëzime ishin:
     a) Të formohej një Komitet Qendror, i cili do të vetë zgjidhej duke patur aqë anëtarë, sa edhe prefekturat e Shqipërisë dhe me qendër në një nga qytetet e Shqipërisë. Çdo anëtari do t’i ngarkohej punë për prefekturën e tij dhe kur më von nëpër prefekturat do të krijohej kuadri, atëhere vendet respektive do të ziheshin prej atij kuadri.
     b) Celulat të prisheshin dhe në vend të tyre shokët të organizoheshin në treshe.
     c) Në çdo prefekturë duhej të ngriheshin organizata bazë në formë treshe. Mbasi këto treshe të zgjeroheshin, atëhere i gjithë qyteti të ndahej në zona partie, duke patur sejcila përgjegjësin e saj. Përgjegjësit e zonave me përgjegjësin për gjithë qytetin do të formonin komitetin e partisë të qytetit.
     ç) Të forcoheshin më tepër lidhjet me masat.

     Kur grupi i Korçës të ketë përfunduar riorganizimin e tij, simbas këtyre udhëzimevet, atëhere të përpiqej që të marij lidhje me Kominternin.
     Grupi i Korçës këto udhëzime i gjeti me vend dhe prandaj më datën 26 dhjetor 1936 në shtëpi të Sotir Vullkanit në Korçë, i cili ndërkaq qe shkëputur nga Niko Xoxi, u bë një mbledhje me elementat kryesorë të grupit: ku u zgjodh një komitet me këta persona:

     1.- Mihal Lako, përgjegjës.
     2.- Sotir Vullkani.
     3.- Stefo Grabocka.
     4.- Lazi Mitrushi, rrobaqepës, sot në radhët e partisë, rrobaqepës.
     5.- Koçi Xoxe, teneqexhi.
     6.- Sotir Gura, nëpunës privat, i pushkatuar nga Balli.
     7.- Teli Samsuri, tregëtar i mesëm, më von vrarë.
     8.- Pilo Peristeri.
     9.- Pandeli Civici, rrobaqepës, sot jo në radhët e partisë.
     10.- Taqo Shampli, punëtor krahu, vdekur më 1937.

     Në komitet u ndanë prefekturat si më poshtë:
     1. Mihal Lako, përgjegjës për Korçën.
     2. Sotir Vullkani, përgjegjës për Shkodrën.
     3. Stefo Grabocka, përgjegjës për Beratin.
     4. Lazi Mitrushi, përgjegjës për Durrësin.
     5. Koçi Xoxe, përgjegjës për Peshkopinë e kështu me radhë.
     Veç kësaj ndarjeje, në komitet ka patur edhe ndarje pune simbas sektorëve të ndryshëm. P.sh. Stefo Grabocka ish përgjegjës i rinisë jashtë shkollore, Sotir Vullkani e Mihal Lako përgjegjës për rrobaqepësit e këpucarët, Pilo Peristeri e Koçi Xoxe përgjegjës për shoqërinë “Puna” e kështu me radhë.
 

komunistet

Redaksia online
a.n shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar drejtësinë! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet

Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar drejtësinë! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet