Punësimi i personave ndryshe të komunitetit LGBT, ngelet një problem serioz për shoqërinë tonë. Jo vetëm bizneset private, por edhe institucionet shtetërore nuk janë të hapur për tu dhënë një vend pune anëtarëve të këtij komuniteti.
“Kemi 58 persona nga komuniteti të punësuar, të deklaruar. E gjitha kjo vjen përmes kompanisë tonë dhe bashkëpunëtorëve tani. Katër institucioneve që morën pjesë nuk ishin më mirë se biznesi privat”, tha Elton Ilirjani, Drejtues i The Headhunter.
Kompania Headhunter prezantoi rezultatin e një kërkimi në këtë drejtim, ku nga 109 kompani të shqyrtuara, vetëm 7 prej tyre kishin rezultuar pozitiv ndaj komunitetit LGBT. Drejtuesi i kësaj kompanie tha se sjelljet e punëdhënësve janë aspak të pranueshme.
“Situata është e rëndë, kemi vërejtur komunikime deri kafshërore, kafshët janë shumë të mira. Persona LGBT i japin ngjyrë Shqipërisë dhe unë jam betuar që së pari jam biznesmen por sërish së pari do të jem krah komunitetit, ta ndihmojë ata dhe të heqim pak pluhurin e injorancës që e ka mbushur dhe që vazhdon të shtohet edhe me rininë shqiptare”, u shpreh Ilirjani.
Xheni Karaj, Drejtoreshë e Aleancës LGBT tha se problemi i punësimit të anëtarëve të këtij komuniteti fillon nga ndërprerja e arsimimit për shkak të diskriminimit në shkollë dhe vijon tek instancat shtetërore.
“Diskriminimi fillon që në procesin e intervistimit. Vetë institucionet shtetërore që duhet të lehtësojnë këtë proces punësimi kanë patur ata të parët një qëndrim diskriminues ndaj personave të komunitetit”, tha Xheni Karaj, Drejtore e Alliance LGBT.
Por në këtë klimë përjashtimi dhe mos pranimi të anëtarëve të këtij komuniteti, disa kompani private, kryesisht me profil ndërkombëtar kanë dëshmuar të kundërtën, duke marrë në punë shumë anëtarë të komunitetit LGBT.
Për këtë arsye, 7 kompani me rezultate të mira në këtë drejtim dhe 3 të tjera që kanë bërë përpjekje të dukshme do të marrin në 5 shtator, në një ceremoni gala në Pallatin e Brigadave, çmime nga ky komunitet.
Ky studim dhe ky aktivitet u realizua nga The Headhunter dhe u mbështet nga Vodafone Albania.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.3%
-
I keq
22.3%
-
As i mirë as i keq
33.4%
Vota total: 1350
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin
26 Dhjetor, 18:43
-
Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur
26 Dhjetor, 18:31
-
Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)
26 Dhjetor, 18:21
-
‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, non grata s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!
26 Dhjetor, 18:14
-
Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda
26 Dhjetor, 17:54
-
Rrëzimi i avionit në Kazakistan, mesazhet e fundit të pilotit: Po humbas kontrollin! Ka presion të lartë në kabinë
26 Dhjetor, 17:52
-
Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse
26 Dhjetor, 17:52
-
Studio Live/ Debat i fortë në REPORT TV, Bala: S’e dimë se ç’ka thënë Këlliçi për diplomën, pasurinë dhe foton me Trump! Balliu: S’është e vërtetë! Islami: Duhen fakte
26 Dhjetor, 17:51
-
Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë
26 Dhjetor, 17:39
-
Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare
26 Dhjetor, 17:14
-
Jemen/ Izraeli bombardon aeroportin e Sanas, kreu i OBSH i mbijeton sulmit dhe rrëfen tmerrin: Po hipnim në avion, u plagos anëtari i ekuipazhit, 2 të vdekur!
26 Dhjetor, 17:02
-
Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë
26 Dhjetor, 16:59