Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dalë në një deklaratë lidhur me situatën politike në vend. Ai deklaron se në këtë muaj të shenjtë më shumë se në çdo muaj tjetër duhet të lutemi për paqe pasi ky është muaji i mëshirës dhe tolerancës. Komuniteti i bën thirrje forcave politike të ulin gjakrat dhe të marrin shembull nga dialogu i feve në vend.
Reagimi i plotë
"Komuniteti Mysliman i Shqipërisë po ndjek me shqetësim gjendjen e tensionuar në vend gjatë ditëve të fundit.
Shqipëria është shtet laik dhe ne e rrespektojmë me rigorozitet këtë nocion, por kjo nuk na le pa përgjegjësi për gjendjen e popullit shqiptar, qofshin besimtarët tanë, të besimeve të ndryshme apo pa besim.
Ne, në këtë Muaj të Shenjtë, më shumë se në çdo muaj tjetër duhet të lutemi për paqe. Ky muaj është muaji i mëshirës, tolerancës dhe reflektimit.
I bëjmë thirrje të barabartë forcave të përfshira në këtë situatë tënsioni jo të këndshme për vendin tonë, të ulin gjakrat, të ndalin gjuhën e ashpër në diskurin e tyre publik, dhe për të mirën e kombit, mbështetësve të tyre, të ulen të dialogojnë.
Politika të marrë shembull nga harmonia dhe dialogu i feve në Shqipëri, të jenë më shumë bashkëpunues me njëri-tjetrin. Ashtu siç politika krenohet me harmoninë fetare nëpër botë, le të tregojë se di të jetë edhe vetë shembull e përçuese e këtyre vlerave demokratike. Të ulen të gjejnë zgjidhje në dobi të popullit shqiptar.
Ne i bëjmë thirrje popullit shqiptar, në veçanti besimtarëve tanë, në cilën do bindje qofshi, rrini larg dhunës dhe konfliktualitetit. Jini shembull për të tjerët në situata të tilla, kini parasysh porositë e fesë tonë dhe të profetit tonë. Ruani qetësinë, reflektoni, shpërndani paqe midis jush, shpërndani paqe edhe ndaj atyre që kanë mendime të ndryshme nga ju.
I lutemi Zoti në përfundim të ketij Muaji të Shenjtë të na falë, të na mëshirojë, të na ruajë nga trazirat, të na ruajë nga konfliktet", thuhet në deklaratë.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3123
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protestë para KMSH-së kundër shtetit bektashi, Florian Arapi: Baba Mondi, levë në duart e Izraelit! Teqeja e tij sallë pritjeje për ushtarët izraelitë! Tradhtar i kombit
24 Shtator, 18:17
-
Koha që KMSH të përfaqësojë të gjithë myslimanët shqiptarë
2 Mars, 21:32
-
Bujar Spahiu rizgjidhet edhe për 5 vite në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar! Protestë jashtë Medresesë: Gylenist
2 Mars, 07:44
-
Gjykata Kushtetuese lë në fuqi ligjin e kompensimit të pronave të 2022, rrëzon padinë e Komunitetit Mysliman
13 Shkurt, 17:25
-
Ylli Gurra: Komuniteti mysliman vuan pasojat e korrupsionit! Edhe Xhamia e Namazgjasë peng e problemeve të brendshme në Turqi
28 Qershor 2023, 19:41
-
Nesër, myslimanët festojnë Kurban Bajramin! Urimi i Bujar Spahiut: O Zot, bëje rininë të mbarë, të varfërve lehtësoua varfërinë
27 Qershor 2023, 10:33
-
Transmetuesi publik turk: KMSH mblodhi 13 mln dollarë ndihma për viktimat e tërmetit, paratë i mori FETO! Nuk mbërritën në Turqi
22 Prill 2023, 17:07
-
Krerët e shtetit dhe politikës mesazh për Fitër Bajram! Begaj: Bashkëjetesa fetare, vlera jonë e jashtëzakonshme! Urojnë Rama, Nikolla, Meta dhe Veliaj
21 Prill 2023, 10:48
-
Sot Fitër Bajrami! Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin ‘Skënderbej’ falin namazin! Kreu i KMSH mesazh të rinjve: Mos braktisni vendin
21 Prill 2023, 06:47
-
Nesër Fitër Bajrami/ Kreu i KMSH: Kurorëzon sakrificën gjatë muajit të Ramazanit, t'u gjendemi pranë atyre që kanë nevojë
20 Prill 2023, 14:35
-
100-Vjetori i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Arkiva me ekspozitë dokumentare, Spahiu e studiuesit: Kongresi, ngjarje kyçe, ndikoi në tolerancën fetare
24 Shkurt 2023, 16:46
-
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në sheshin 'Skënderbej'! Bujar Spahiu thirrje të rinjve: Mos u largoni nga vendi
9 Korrik 2022, 07:21
Xhami-kish-teqeja e bab prift imam karbunar dud Ali Jorgos, të mos futi hundët në politikë!
Përgjigju