Sipas këtij legjislacioni nëse dikush blen një makinë të përdorur, ky individ nuk do të paguajë as taksë shitjeje dhe as doganë në import. Në këtë letër bëhet e ditur se numri i automjeteve të reja në vit që janë importuar, përpara hyrjes në fuqi të këtij ndryshimi ligjor,është 4 mijë deri 6 mijë. Ndërkaq, pas hyrjes në fuqi të këtij ndryshimi ligjor shitja e automjeteve të reja ka rënë me 60%. Sipas letrës së Shoqatës, aktualisht importohen 50 mijë autovetura të vjetra në vit, shumica e të cilave nuk përmbushin standardet që të shiten në vendet anëtare të Komunitetit Europian. Më tej thuhet se 41% e këtyre autoveturave punojnë për 1-2 vite, e më pas përfundojnë në pika grumbullimi makinash të prishura.
Sipas Shoqatës shitja e këtyre automjeteve favorizohet nga legjislacioni për nivelin e lejueshem te ndotjes se ajrit, i cili nuk është në përputhje me normat e legjislacionit të vendeve të BE-së. Në bazë të kësaj të dhëne, makinat e vjetëra shtojnë më shumë ndotjen e mjedisit. Nëpërmjet kësaj letre, Shoqata konstaton gjithashtu gjëndjen teknike jo të mirë të makinave të importura të përdorura. Në lidhje me këtë citohen statistika të Ministrisë së Brendshme, sipas të cilave 70% e aksidenteve automolibistike shkatohen për shkak të kushteve të këqija teknike të automjetit. Çdo vit në Shqipëri humbi jetën mbi 500 persona si rrjedhojë e aksidenteve automobilistike. Ndërkohë në këtë letër paraqitet një gjëndje jo e favorshme ekonomike për sa i përket konçensionarëve të automjeteve, të cilat ndodhen në prag të falimentit.
Ndërkohë, në bazë të një studim të kryer nga Shoqata e Konçensionerëve Shqiptarë rezulton se 95% e mjeteve të transportit publik dhe privat, tregtohen nga tregu joinformal, duke mos u paguar në Shtet asnjë detyrim fiskal, në veçanti TVSH. Më tej në këtë letër, drejtuar Ministrit të Ekonomisë dhe Zhvillimit, argumentohet se me kufizimin nga qeveria të futjes në vendin tonë të makinave të përdorura më afat jo më shumë se 5 vjet, numri i makinave të reja do të rritej në vitin 2015 mesatarisht deri në 20.000 makina të reja, të cilat do të sillnin efekte ekonomike të favorshme. Po sipas këtij argument, në buxhetin e shtetit do të derdheshin mesatarisht në vit, më shumë se 35 milion euro TVSH dhe 15 milion Euro tatim fitimi dhe siguracione, duke bërë që, në total, në vitin 2015 shteti do të ketë 50 milion euro të ardhura më shumë nga tregu i makinave. Për rrjedhojë, shoqata kryesisht kërkon dhe sugjeron shfuqizimin e menjëhershëm të ndryshimeve legjislative të vitit 2011.
Konçensionarët
Ne vendin tonë janë mbi 16 shoqëri konçesionare, të markave dhe të tipeve më të njohura të mjeteve të transportit, me rreth 100 sallone automjetesh. Të marra së bashku, ato kanë investuar mbi 600 milion euro dhe në to janë të punësuar mbi 2000 persona.
BERZH, Ulet me 0.3% parashikimin për rritjen ekonomike
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka publikuar raportin më të fundit mbi parashikimin e ecurisë së ekonomisë botërore. Ndërkaq, banka e ka ulur edhe më tej parashikimin e saj për rritjen ekonomike të Shqipërisë, duke e zbritur në 1.2% nga 1.5% që kishte parashikuar në raportin e muajit janar. Borxhi publik në nivelin 60% është një problematikë për ekonominë ë vendit tonë. Nga ana tjetër, shqetësim mbetet edhe niveli i lartë i kredive me problem ose të këqija. Kreditë e këqija arrijnë në nivelin e 25% të totalit të kredive të sistemit bankar. Ndërkohë, rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të jetë afër mesatares së rajonit të Europës Juglindore prej 1.4%, por më e lartë se disa vende të tjera të Rajonit. Për vitin e ardhshëm, BERZH parashikon një ecuri më të mirë të ekonomisë vendase. Rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të arrijë në nivelin 2% në vitin 2014, një kufi ky i përafërt me pjesën më të madhe të vendeve të tjera të Ballkanit.
Shkrimi u publikua sot (12.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)