Ariet më të bukura operistike, këngë napolitane dhe këngë shqiptare, por edhe pjesë korale do të jenë në fokusin e koncertit “E lucevan le stelle”, që zhvillohet në skenën e Amfiteatrit tek Liqeni i Tiranës. Tenori Armaldo Kllogjeri për rreth një orë do të këndojë para publikut në skenë të hapur, së bashku me të ftuarën speciale sopranon Ramona Tullumani. Ndërsa, orkestra do të drejtohet nga dirigjenti Gridi Kraja dhe kori nga Dritan Lumshi, artisti na rrëfen se përse zgjodhi, që këtë koncert ta titullojë “E lucevan le stelle”.
“E kam përzgjedhur, sepse kjo është aria që unë nisa karrierën time artistike në operën e edhe baletit. Kjo arie më ka shoqëruar gjithë kohës. Është një arie, që ka një emocion shpirtëror edhe është shkruar shumë bukur nga Puçini. Ndjeshmëria edhe emocioni që të jep dhe të përçon është shumë e bukur”, thotë tenori Armaldo Kllogjeri.
Tenorin që e kemi parë nën petkun e Dukës tek Rigoleto, të Alfredos tek Traviata apo Rodolfo tek La boheme na rrëfen se si kanë qenë këto 15 vite në skenën e operës.
“Këto 15 vite kanë qenë vite sakrifice edhe djerse, emocione të bukura edhe negative ndonjëherë, por puna edhe këmbëngulja më ka bërë që ta zgjas karrierën time akoma edhe më gjatë. Por kur e mendoj them se duhet që të punoj edhe për të bërë edhe gjëra më të bukura. Janë 15 vite më shumë edhe eksperiencë me kolegët edhe me institucionin. Nuk jam pishman, që kam zgjedhur këtë profesion”, thotë tenori.
Koncerti “E lucevan le stelle” është në datë 30 maj në skenën e Amfiteatrit tek Liqeni. Ndërsa, në datë 8 qershor tenori Armaldo Kllogjeri do të këndojë në operën “Madame Batterfy” në Spanjë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45%
-
I keq
21.6%
-
As i mirë as i keq
33.4%
Vota total: 1049
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Armaldo Kllogjeri reagon për shkarkimin e Voshtinës, ish-drejtoreshës së TOB: Kush i bën gropën tjetrit, bie vetë brenda! Uroj që drejtori i ri të më rikthejë (VIDEO)
15 Dhjetor, 19:30
-
Kthehet në skenë pas 16 vitesh opera 'Lucia di Lammermoor', shfaqja sjell në Shqipëri sopranon e njohur Jessica Pratt
12 Dhjetor, 15:26
-
Korçë/ ‘MIK Festival’ mbledh kolosët e muzikës franceze, organizatorja Inva Mula: Këtë vit kemi sjellë larmi muzike
14 Korrik, 16:41
-
Festivali i Video Arkivës Shqiptare te ‘Maks Velo’ në Laprakë! ‘Mishi i egër’ i Stefanovskit në Teatrin Kombëtar! ‘Si dikur’, në Opera Baboçi, Gjyzeli e Cane!
3 Maj, 13:21
-
Armaldo e uron LIVE për shtatzëninë, si reagoi Kiara Tito?
29 Tetor 2023, 22:57
-
Raimondi dhe ‘Maestro’, 2 vëllezër në një teatër! Solisti rrëfehet nga provat e ‘Tumankuqes’: 12 vitet e mia në Ansambël, Armaldos i dëshiroj rikthimin në Opera!
16 Shtator 2023, 15:27
-
Maestro i bën dedikimin special bashkëshortes: Jam njeriu më me fat në botë
2 Gusht 2023, 22:11
-
I ka bërë edhe bllok! Armaldo tregon se përse nuk flet me Luizin
28 Korrik 2023, 20:15
-
Sherri mes Ronaldos dhe Kiara-Luiz, futet në 'lojë' edhe Maestro
5 Korrik 2023, 08:27
-
Armaldo Kllogjeri bëhet baba për herë të dytë! Ja emri që zgjodhi për të bijën
3 Korrik 2023, 07:47
-
S’ka më vend për aludime! Luizi dhe Maestro i japin goditjen përfundimtare shoqërisë së tyre (Foto)
28 Qershor 2023, 16:51
-
Tipike shqiptarësh! U pyet se sa para merr nëpër dasma, ja si përgjigjet Maestro
29 Maj 2023, 12:38