Folkloriste te njohur u ngjiten ne skenën e Pallatit te Kulturës “Ded Ndue Lazri”, ku interpretuan këngë dhe pjesë muzikore që kanë shoqëruar historinë e ansamblit ndër vite.
Mbrëmja jubilare shërbeu edhe si homazh për artistët, instrumentistët dhe të gjithë kontribuuesit që kanë qenë pjesë e ansamblit në gjashtë dekada, duke ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore shqiptare.
“Është një ndër ngjarjet më të rëndësishme për Lezhës. Është një asamblesë janë përzierë të 5 trevat e Lezhës, me kostume instrumente edhe me gjithë traditat të Zadrimës, Kallmetit, Malësisë, Mirditës dhe të Pllanës. Të ruajmë këto vlera”, tha instrumentisti Flamur Toska.
“Në vitin 83 jam bashkuar me ansamblin çiftelia. Këtu kam gjetur një kënaqësi në të gjitha fushat. Kam gjetur ngrohtësi”, tha këngëtari Shaban Mziu.
“Është një ansambël që Lezhës i ka dhënë krenari dhe jam krenar që sot marr pjesë. Në Lezhë ka interes të jashtëzakonshëm nga brezi i ri për folklorin. Një trevë që i ruan me fanatizëm këto pjesë të folklorit”, tha rapsodi Llesh Prenga.
Kryetari I bashkisë vlerësoi rolin e ansamblit në ruajtjen e folklorit dhe identitetit kulturor të zonës.
“Të jesh pjesë e këtij kolori të jashtëzakonshëm kostumesh dhe folklorit lezhjan duke qenë transmetues fanatik i të gjithë asaj tradite që Lezha e ka të jashtëzakonshme. Ndihem krenar për gjithçka që përfaqëson treva e Lezhës”, tha kryebashkiaku Pjerin Ndreu.
Prej 60 vitesh, Ansambli “Çiftelia” ka mbajtur gjallë këngën tradicionale, folklorin dhe motivet burimore të Lezhës. Me repertorin e pasur dhe interpretimet ndër vite, ai është kthyer në një simbol të kulturës lokale, duke bashkuar breza përmes muzikës dhe traditës.
Komente









