Koncert recital, nesër tek Amfiteatri i Tiranës, në “Ti Tironë dashni e madhe” 6 këngëtarë dhe 10 orkestrantë
Koncerti recital “Ti Tironë dashni e madhe” bën bashkë nesër në mbrëmje zërat më të mirë të këngës qytetare tiranëse në Amfiteatrin e Liqenit. 6 artistë dhe 10 orekstrantë do të performojnë për herë të parë live këngët më në zë të Shqipërisë së Mesme
“Ti Tironë dashni e madhe” është koncerti recital, që ka bërë bashkë artistët më në zë të këngës tiranse. Ata kanë nisur provat në Amfiteatrin e Liqenit në Tiranë. Sinan Hoxha, Valbona Mema, Altin Shira, Pajtim Struga, por jo vetëm janë disa nga artistët që nën tingujt e pianos së Ekland Hasës do të sjellin në kohë këngët më të mira të Shqipërisë së Mesme.
Mendoj se është një nga eventet më të rëndësishëm që mund të ekzistojë. Ritheksoj se është pjesë e një serie eventesh, si koncerti me muzikë tropojane, shkodrane dhe pason me koncertin me koncertin e këngës tradicionale tiranase. Është një koncert që vjen krejtësisht live.
Ekland Hasa, artist
Por a do të jenë këto këngë në versionin që ne njohim, apo do të vijnë të riorkestruara?
Repertori është një lloj surprize. Kënga “Qan lulja për lulen”, është riparë në një tjetër prizëm nga pikëpamja orkestrale. Unë jam këtu se dëshiroj që të mishërohet një element tjetër në këngën tiranase. Kështu që janë disa zhanre muzikore të kontaminuara, përsa i përket pikëpamjes së orkestracionit të zhanreve të tjera fanky, pop, por pa prishur në mënyrë më absolute skeletin harmonik apo strukturën e këngës tiranase.
Hasa premton një koncert vetëm live
Është një kënaqësi shumë e madhe, më duket si një skuadër futbolli që niset për të fituar ndeshjen. Natyrisht që ndeshja mund të fitohet, barazohet, por edhe mund të humbet. Unë shpresoj që mos ta humbasim, aq më pak se këndohet live.
Artistët
Ne do të bëjmë një dasmë të vërtetë tironëse me të gjithë yjet e këngës tironse.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 4037
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
“Nëntori i yjeve të artë”, homazh muzikor për LANÇ në TKOB. Në skenë muzika e filmave të njohur shqiptarë me temë luftën
27 Nëntor 2024, 13:22
-
Artistët nga Kosova sjellin ‘Schumman dhe Strauss’, në TKOB! Java kulturore Shqipëri-Kosovë, performancë unike e muzikës klasike! Sopranoja Besa Llugiqi e pianisti Misbah Kaçamaku, në Tiranë
23 Nëntor 2024, 12:37
-
Kërcimtarja më e mirë e flamenkos, nga Spanja në Tiranë. Koncerti në javën spanjolle nderon viktimat në Valencia
5 Nëntor 2024, 14:32
-
Koncert në Durrës, Teatri i Operas dhe Baletit të Stambollit sjell pjesët më të mira të muzikës klasike
14 Shtator 2024, 14:00
-
Festivali ‘MareMeum’ magjeps qytetin e Vlorës, dy artistët italianë performojnë ‘live’ për publikun shqiptar
7 Shtator 2024, 20:07
-
Violinisti Kledis Rexho vjen me koncert në Tiranë! Muzikë e filmave, ritmet baroke e ballkanike
7 Shtator 2024, 16:28
-
Anuloi koncertin në Hungari për shkak të problemeve shëndetësore, Rita Ora: Jam rikthyer
27 Gusht 2024, 13:31
-
Konstantinos Argiros sjell “Athina Mou” sërish në Tiranë
24 Gusht 2024, 15:30
-
Arstistet Majlinda Spiro dhe Xhejsi Kalziqi sjellin tingujt e magjishëm të flautit në Termat Romake të Durrësit
23 Gusht 2024, 12:40
-
Pamje/ DJ i famshëm amerikan, Steve Aoki koncert madhështor në Vlorë! Mijëra të rinj në festën e paharrueshme verore
18 Gusht 2024, 15:35
-
Video/ Atmosferë fantastike në koncertin e muzikës së lehtë dhe popullore “Fieri In Fest”
13 Gusht 2024, 12:34
-
‘Balkan Bazar’ dhuron spektakël në Durrës, këngë shqiptare me ritmet e muzikës Rock
7 Gusht 2024, 14:19