Një protestuese tha sot në tubimin e zhvilluara para godinës së Kryeministrisë se qeveria shqiptare mori 4 milionë euro nga fondi i emergjencës, për koncertin e këngëtarit amerikan Kanye West, i cili sipas saj është një artist që po e bojkoton gjithë bota.

Protestuesja tha gjithashtu se Ministria e Arsimit po shpërndan bileta falas për nxënësit e shkollave 9-vjeçare, për të marrë pjesë në koncert.

Por sipas protestueses, koncerti i West nuk është për fëmijët e 9-vjeçares, pasi ka mesazhe eksplicite dhe seksuale.

“Diplomën do ta vendos në kornizë. Duke qenë se Ministria e Arsimit është kaq e zellshme për nxënësit e 9-vjeçares, çohen mesazhe në grup për t’u dhënë bileta falas për koncertin e Kenye West. A e di Ministria e Arsimit se çfarë këngësh këndon Kenye West? Ato kanë mesazhe eksplicite, mesazhe seksuale. Nuk janë mesazhe për fëmijë që ju i jepni bileta. Në vend që t’u jepni libra, në vend që t’i çoni nëpër olimpiada, në vend që t’i financoni talentet, ju i shpërbleni me bileta për një koncert eksplicit. Ato s’na pyesin fare për 4 milionë eurot për Kenye West. I mori paratë nga fondi i emergjencës për një artist që po e bojkoton gjithë bota”, tha mes të tjerash një protestuese.


Lajmi kryesor:

Zbrazet protesta, pas gafës e sulmeve ndaj bizneseve, thirrje edhe për të bojkotuar koncertin e Kanye West