Koncerti i Kanye West ka mbledhur qindra të rinj të huaj në kryeqyet.
Për mikrofonin e Report Tv ata shprehen se Shqipëria është mahnitëse, teksa mezi presin koncertin e artistit me famë botërore.
“Ne jemi të dy nga Greqia dhe kemi ardhur nga Athina. Kemi katër ditë që jemi këtu. Kemi vizituar Durrësin dhe Tiranën. Shoh se ky është një qytet që po rindërtohet, është në zhvillim. Mendoj se është një kryeqytet shumë i bukur. Nuk e prisja që do të më pëlqente kaq shumë. Nuk do të jetë hera e fundit që vij këtu. Me siguri do të rikthehem sërish. E dëgjoj Kanye-n që kur isha i ri, kështu që të jem këtu është si një ëndërr e madhe për mua. Jam plotësisht gati”, tha një i huaj.
"Lexova për koncertin, ndaj vendosa ta shfrytëzoj mundësinë dhe arrita të siguroj disa bileta. Kështu që ja ku jam. Pres shumë gjëra, sepse ai është një nga muzikantët më të mëdhenj të të gjitha kohërave", tha një tjetër.
Lajmi kryesor:
Koncerti i Kanye West, fansat e huaj: Është një nga muzikantët më të mëdhenj të të gjitha kohërave! Shqipëria është mahnitëse (Pamje me Dron)








