Qindra qytetarë të Tiranës i janë bashkuar sot koncertit festiv të organizuar nga Bashkia e Tiranës me rastin e Krishtlindjeve.
Artistë të njohur shqiptarë, si Kastriot Tusha, Marjana Leka, Armando Kllogjeri, formacioni Fatos Qerimaj, Banda e Tiranës, por edhe kori i fëmijëve, si dhe orkestra dhe kori i Liceut Artistik, për më shumë se dy orë kanë performuar këngë dhe pjesë të zgjedhura jo vetëm shqiptare, por edhe me famë botërore.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përcolli urimin e tij për të gjithë besimtarët që festojnë Krishtlindjet, ndërsa theksoi se ato janë një ngjarje që tregojnë se çdo njeri me mënyrën e tij mund të përmiresojë botën ku jetojmë.
“Gëzuar festën! Paçi mbarësi dhe qoftë një vit i mbrarë për të gjithë shqiptarët. Festa e Krishtlindjes është festa kur kujtojmë një djalë të vogël, i cili lindi në një familje të madhe, në kushte shumë të vështira, por që ndryshoi gjithë botën. Unë shpresoj që pavarësisht kushteve që kanë shumë njerëz sot në Tiranë, secili prej nesh ka potencial të ndryshojë lagjen e vet, shkollën e vet., pallatin e vet, qytetin e vet, vendin e vet, Shqipërinë”, tha Veliaj.
[gallery]20275[/gallery]
Kryetari i Bashkisë e cilësoi 2016 si një vit të mbarë për Tiranën, pasi falë punës së përditshme ajo ka nisur të traformohet.
“Ky ka qenë një vit fantastik për Tiranën. Morëm një qytet, i cili ishte harruar prej kohës, ishte përgjumur. Sot është një kantier ndërtimi në çdo cep. Kemi rreth 100 kantiere në Tiranë. Vitin tjetër do të jetë një vit më i mbarë sepse shumë prej këtyre punëve do të kenë mbaruar. Shumë veta kanë marrë dhurata ose do të marrin dhurata javën që vjen. Ndërkohë që unë e kam pasur një dhuratë këtë vit dhe ka qenë dhurata për t’i shërbyer qytetit më të bukur në botë dhe ju falenderoj me gjithë zemër që më keni dhënë këtë dhuratë, këtë mundësi dhe këtë shans të bekuar”, tha Veliaj.
/Shqiptarja.com

VIDEO