Sheshi ‘Skënderbej’ mbushet plot për koncertin e madh! Mesazhi i Ramës: Shqipëria e ka vendin nën qiellin e Europës së Bashkuar (VIDEO)

"Ne kemi fatin dhe mundësinë të jetojmë në të përpjetën drejt majës ku Shqipëria e ka vendin e saj natyral, nën qiellin e Europës së Bashkuar", ishte video-mesazhi i kryeministrit Edi Rama për qytetarët nga festa në sheshin Skënderbej për 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA dhe Shqipërisë, dhe çeljen e negociatave.. Rama përmendi rrugën e vështirë dhe të lodhshme që pati Shqipëria deri në mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare duke thënë se nga vendi më i varfër, arriti të zhvillohej e të fitonte respekt në arenën ndërkombëtare. Kryeministri u ndal edhe komentet për protestat e opozitës që brohorisnin "E duam Shqipërinë si gjithë Europa!" duke thënë se patën ndikim në këtë rrugë së bashku me ata që punuan me durim të madh që Shqipëria të arrinte aty ku është sot. Një mesazh e kishte edhe presidenti Bajram Begaj, i cili tha se është i bindur që do të kemi shumë vështirësi, por vetëm falë punës do arrijmë t'i përballojmë dhe të zhvillojmë vendin tonë.

Qindra qytetarë u mlodhën në sheshin Skënderbej për të ndjekur koncertin që organizoi kryeministri Edi Rama së bashku me Bashkinë e Tiranës. Festës iu bashkua edhe ambasadoja amerikane Yuri Kim, e cila qëndroi pranë ministrave. Ndërsa kryeministri Rama mbërriti i shoqëruar nga partnerja e tij Linda Rama. Kamera fiksoi edhe momentin e përqafimit të Ramës me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën. Të pranishëm ishin edhe deputetë e ministra që nuk hezituan të bënin video e selfie nga festa teksa kërcebub nën ritmet e performancave të artistëve si Soni Malaj, Alban Skënderaj, Ylli Limani, Xhensila Myrtezaj, Ciljeta, Threedots, Anxhela Peristeri, Eneda Tarifa, Fifi dhe Flori Mumajesi.

Në këtë festë nuk mungoi transmetimi i mesazheve të presidentit të SHBA, Joe Biden për 100 vjetorin e marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë si dhe mesazhi i Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel për çeljen e negociatave. Pak para se të niste festa e madhe, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla foli për Report Tv duke dhënë një koment për opozitën, për të cilët tha se kanë hall të madh.

Koncerti u mbajt në kuadër të dy ngjarjeve speciale, 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA  si dhe hapjen e negociatave me BE. Më 19 korrik Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare. Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej.  

Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Fillimisht marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve ishin vendosur më 28 korrik 1922. Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA fillojnë në vitet e hershme të shekullit të XX, kur Presidenti amerikan Ëoodroë Uillson i ofroi mbështetjen e nevojshme dhe të domosdoshme shtetit të ri shqiptar, për njohjen e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:41
Video-mesazhi i presidentit Bajram Begaj në koncertin e madh: Nëse punojmë së bashku, do t'i përballojmë të gjitha vështirësitë

 

Presidenti Bajram Begaj ka përgatitur një video-mesazh për qytetarët shqiptarë që janë mbledhur në shesh për të ndjekur koncertin e madh që u organizua për rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe për çeljen e negociatave. Begaj tha se është i bindur që do të kemi shumë vështirësi, por vetëm falë punës do arrijmë t'i përballojmë dhe të zhvillojmë vendin tonë.

"E sotmja është një mbrëmje feste, pasi rikonfirmojmë rrugën e pakthyeshme evropiane dhe partneritetin me aleatin tonë prej një shekulli.
Jam i vetëdijshëm se 10 ditë më parë, me vendimin për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në rrugën që kemi zgjedhur, në rrugën e bashkimit në një federatë popujsh e kombesh që u krijua si bashkim vullnetesh - e vetmja në histori deri më sot - do të ketë ndryshime jo vetëm në rrafshin politik e shtetëror, por edhe në koncepte të tilla themelore si pavarësia e identiteti.

Duke promovuar identitetin tonë kombëtar, faktorin më të rëndësishëm historik e kulturor, që nuk njeh kufij dhe nuk ka pengesë për t’u lartësuar, shqiptarët do të jenë qytetarë dhënës në qytetërimin europian. Jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë, dhe më shumë akoma, jam i vetëdijshëm për vështirësitë që do të na duhet të përballojmë. Por, nëse punojmë të gjithë duke patur në mendje dhe në zemër Shqipërinë, interesin kombëtar dhe të ardhmen e fëmijëve tanë e të brezave të tjerë që do të vijnë, jam i bindur, se jo vetëm vështirësitë do t’i përballojmë, por atdheu ynë do të përparojë e zhvillohet.

28 korriku është një datë shumë e rëndësishme edhe për popullin shqiptar dhe atë amerikan, si dy popuj që i bashkojnë vlerat, parimet. Në 100 vite, SHBA kanë qenë aty për ne, duke mbështetur cdo hap të Shqipërisë drejt transformimit demokratik dhe drejt rrugëtimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Nën modelin e demokracisë amerikane dhe unitetin e familjes evropiane, Shqipëria ka nevojë për përkushtimin tonë, ka nevojë për ndershmërinë tonë, ka nevojë për punën dhe besimin e të gjithëve ne, ka nevojë për dashurinë tonë. Është koha t’ia japim ato pa asnjë rezervë, pa u lodhur, por me devocion e përkushtim", tha Begaj.

Ora 21:44
Mesazhi i Ramës nga sheshi Skënderbej: Shqipëria e ka vendin e saj nën qiellin e Europës së bashkuar

 

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh për qytetarët nga sheshi 'Skënderbej' ku po bëhet festa e madhe në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe çeljen e negociatave me BE.  "Ne kemi fatin dhe mundësinë të jetojmë në të përpjetën drejt majës ku Shqipëria e ka vendin e saj natyral, nën qiellin e Europës së Bashkuar", ishte video-mesazhi i kryeministrit Edi Rama, i cilipërmendi rrugën e vështirë dhe të lodhshme që pati Shqipëria deri në mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare duke thënë se nga vendi më i varfër, arriti të zhvillohej e të fitonte respekt në arenën ndërkombëtare. K

ryeministri u ndal edhe komentet për protestat e opozitës që brohorisnin "E duam Shqipërinë si gjithë Europa!" duke thënë se patën ndikim në këtë rrugë së bashku me ata që punuan me durim të madh që Shqipëria të arrinte aty ku është sot. Një mesazh e kishte edhe presidenti Bajram Begaj, i cili tha se është i bindur që do të kemi shumë vështirësi, por vetëm falë punës do arrijmë t'i përballojmë dhe të zhvillojmë vendin tonë.

“Çfarë dite! Çfarë mbrëmje!

Një shekull më parë, në 28 korrik të vitit 1922, Shqipëria u lidh me Shtetet e Bashkuara, nëntë ditë më parë rruga e Shqipërisë u lidh zyrtarisht, pa kthim, me atë të Europës së mohuar me shekuj!

Imagjinojeni vetëm për një çast motra dhe vëllezër, vetëm për një çast: As prindërit tanë, as gjyshërit tanë, as stërgjyshërit e katragjyshërit tanë, asnjëherë shqiptarët përpara nesh nuk e patën fatin dhe mundësinë tonë! Fatin dhe mundësinë e zgjedhjes së lirë të destinacionit të tyre, edhe pse, qysh prej Gjergj Kastriotit ëndrra e vrarë, e plagosur, e dhunuar, e mohuar, e të tërë brezave para nesh vinte nga dielli që lind andej nga perëndon! Ata mbijetuan në tatëpjetat e perandorive dhe regjimeve që nuk i zgjodhën vetë, ndërsa ne kemi fatin dhe mundësinë të jetojmë në të përpjetën drejt majës ku Shqipëria e ka vendin e saj natyral, nën qiellin e Europës së Bashkuar.

Nisja zyrtare e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian është vetëm fundi i fillimit të një rruge tejet sfiduese, por të duhur, të lodhshme, por të bukur, të gjatë, por aspak të vetmuar. Nga vendi më i vetmuar, më i prapambetur, me i varfër i kontinentit, ne sot, jemi jo ku e ku më të zhvilluar e më pak të varfër se sa vetëm tre dekada më parë, po jemi më shumë se asnjëherë më parë në këto tre dekada, të mbrojtur nga çdo rrezik, në mes të dy aleatëve tanë të mëdhenj strategjike, SHBA e BE, dhe të respektuar nga çdokush në arenën ndërkombëtare, si një vend i vogël, por me karakter dhe dinjitet.

Shqipëria në krye të OSBE, Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria ne tryezën e negociatave për anëtarësim, Shqipëria bazë ajrorë dhe së shpejti edhe bazë detare e NATO-s, Shqipëria në krye të procesit të transformimit të rajonit nga një zonë lufte e konfliktesh, në një zone paqeje e zhvillimi ekonomik, të gjitha këto zhvillime të këtyre viteve më të fundit, që jo prindërit e gjyshërit tanë, po as shumëkush prej nesh as që i imagjinonte dot deri para disa vitesh, kur Shqipëria kishte humbur busullën dhe çdo dinjitet ndërkombëtar!

Po sigurisht, në rrugën për të ardhur deri këtu, përveç rolit tonë vendimtar në këto vite, ka pasur edhe plot kontributorë të tjerë, duke nisur nga ata që dolën në rrugë me thirrjen, "E duam Shqipërinë si gjithë Europa!", deri tek çdokush që e vendosi një gur në këtë mur që kemi ngritur gjer më sot me mund e me durim të madh e mbi të gjitha me vizion të qartë për Shqipërinë. Por lartësia ku e kemi ngjitur sot Shqipërinë, na tregon edhe se sa poshtë ishim kur u nisëm, po edhe se sa rrugë e përpjekje ka akoma për të arritur majën e ëndërruar për 500 vjet me radhë.

Kini besim! Kini besim motra e vëllezër se ajo majë do të jetë e jona, sepse e jona është barra që historia na caktoi për ta ngjitur flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në atë majë, i yni është misioni i garantimit të pakthyeshmërisë së rrugës së modernizimit të Shqipërisë, tonat janë edhe dhimbjet e kësaj të përpjete, ku rrëshqitjet e rrëzimet janë të pashmangshme, po ku i pashmangshëm është edhe triumfi i drejtësisë!

Ndjehuni mirë sonte, ndjehuni mirë çdo ditë më tutje, sepse më e fortë Shqipëria s'ka qenë kurrë, më të fortë se sot shqiptarët në Shqipëri e në këtë rajon s’kanë qenë kurrë, falë pa diskutim edhe dy kokave të shqiponjës së miqësive tona, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Ndjehuni të sigurt në të ardhmen dhe të motivuar të punojmë çdo ditë e më shumë që ajo të bëhet sa më parë e sotmja e Shqipërisë së fëmijëve tanë! Dhe mbi të gjitha ndjehuni krenarë për Shqipërinë dhe për flamurin më të bukur në botë, sepse sot flamuri ynë është në mes dy të tjerëve, që janë mishërimi i lirisë, i demokracisë dhe i fuqisë për të shkuar çdo ditë të sigurt përpara!

Zoti i bekoftë këta flamuj!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo janë! ", ishte videomesazhi i Ramës.

Ora 21:12
Koncerti i madh në Tiranë, Balla përqafohet me Ramën! Të pranishëm në shesh edhe kryetarja e Kuvendit e ambasadorja Yuri Kim

 

Në koncertin e madh që po mbahet në Tiranë në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe çeljes së negociatave janë të pranishëm qindra qytetarë. Ndërkohë ka mbërritur edhe ambasadorja Yuri Kim së bashku me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, kryeministrin Edi Rama, ministret Elisa Spiropali e Olta Xhaçka. Një moment, kamera është fiksuar tek kryeministri Edi Rama që përqafon kreu e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën.

 

Ora 21:00
‘A e mban mend kur ishim bashkë?’ Rama mbërrin në festën e madhe i shoqëruar nga Linda Rama

 

Socialistët janë në festë. Aty ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Linda Rama ndërsa në sfond ishte kënga e Flori Mumajesit me titullin “Nallane 2” që në tekst ka frazën ‘A e mban mend kur ishim bashkë?’. Mesa duket ka qenë rastësi që kjo këngë po performohej në skenë kur mbërriti Rama.

Ora 19:51
Koncerti në sheshin Skënderbej, Taulant Balla komenton mungesën e opozitës: Ka hall të madh! Festa është shumë e bukur

 

Taulant Balla ka mbërritur në koncertin e organizuar nga Edi Rama në sheshin Skënderbej. Në fjalën e tij për Report Tv, Balla tha se kjo është festë e madhe pasi sheshi mbushet plot. Një koment e kishte edhe për opozitën duke thënë se kanë hall të madh.

“Këtë vit para pak ditësh filluam bisedimet për anëtarësim në familjen europiane. Sot i bëjmë të dyja së bashku, 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe çeljen e negociatave. Kjo është festë e organizuar nga kryeministri Edi Rama dhe besoj që sipas zakonit, mikpritësi është Edi Rama bashkë me Bashkinë e Tiranës. Festa është shumë e bukur.

Pas 31 viteve të mbërritjes së James Backer, sheshi Skënderbej mbushet sërish për të festuar 100 vjetorin dhe çeljen e negociatave. Opozita ka hall të madh, kur s’e fton thotë pse s’më ftove, kur e fton thotë pse më ftove”, tha Taulant Balla.

Ora 18:57
Koncerti në sheshin ‘Skënderbej’, Marsela Çibukaj: Do ketë surpriza! Do sjellë një nga këngët e Vaçe Zelës! Të gjithë duhet të jenë aty

 

Këngëtarja e njohur Marsela Cibukaj ka folur për koncertin që do të mbahet në sheshin Skënderbej për 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe celjen e negociatave në BE. Në një intervistë për “Studio Live” nga Arbër Hitaj dha detajet duke thënë se do të perfomojë hitet e saj por do të sjellë edhe këngët e Vace Zelës.

“Do të performoj diçka tepër të veçantë ,te, do të sjellë një nga këngët te kënduara më parë nga Vaçe Zela , si dhe këngë të tjera nga repertori im, do të ketë surpriza! Vetëm pas pak shihemi aty, të gjithë duhet të jenë aty.

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 29/07/2022 18:17

    Ore skenderbe po a Jemi me luft? A duhet me kursy? A do e kalojn me dhimbjen sebashku ne udheheqjen tende?ptu rrac muti qe u jep laraskave qe kendojn nga 5 mij euro per 2 Kong e su jep pensionisteve noi lek me ble aspirina per hollim gjaku.

    Përgjigju
  • DikManJaku: 29/07/2022 13:58

    panem et circenses

    Përgjigju
  • Gorilla: 29/07/2022 10:29

    Turp,jo per koncertin se ai ishte organizuar per te perkujtuar keto ngjarje me rendesi jetike per popullin tone,por per dergimin me detyrim te administrates duke i kercenuar deri dhe me vend pune ne kete vape te jashtezakonshme per mbushjen artificiale te sheshit ne menyre qe "udheheqesi i madh i partise dhe i popullit" te shikonte "dashurine e madhe deri ne vetmohim"qe ka populli per te,ne kujtuam se me largimin e enverit dhe berishes mbaruan keto marrezira,por jo,ne mbesim gjithmone te tille.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 29/07/2022 08:11

    Shyqyr qe pame njehere feste sepse vetem protesta te shoqeruara me thyerje shkaterrime djeg je kemi pare. Qofte ogur i mbare koncerti i 28 Korrikut.

    Përgjigju
  • A. N.: 29/07/2022 07:20

    Ky e kuptuar mire qe ky popull ka perfunduar si jevgjit qe futi pak muzike dhe ja nis valles. Dru dhe muzike keshtu e duam ne.

    Përgjigju
  • Geni: 29/07/2022 03:11

    Shume bukur vallahi. Sektori i shtypit tani mbulon me qeveri, me kuvend dhe presidence. Edhe median vete e ben, vete mburr vetveten. Rrofsh o shoku Enver...Edi se harrova.

    Përgjigju
  • Ballkanas: 29/07/2022 00:55

    Cfare hiprokizie 100 vjet me Ameriken harruat minus 45 vjet armikun me te madh te baballarve te qerivitarve te sotem Ameriken, mijra shqipetare te denuar si spiuna te Amerikes nga kjo dna qe sundon sot Ne shqiptaret jemi hipokritet me te medhenj ne bote shkojme nga fryn era dhe jemi gjithmone humbes Zonja Kimete si shume amerikane qe nuk dine historine del me intelekt te ulet si perfaqsuese e Amerikes sherbertore e neo kumunistave

    Përgjigju
  • Populli: 29/07/2022 00:22

    Ik se u bere si Saliu numer 2 duke mbledh administraten me detyrim neper ahengje!

    Përgjigju
  • Real: 28/07/2022 23:38

    Koncert me kta kalamaj??!!ahahaha

    Përgjigju
  • Alo: 28/07/2022 22:52

    Cdo ma haje burgun Balla. Per zotin. Kedo qe qafin e percit Rama e merr me ceremoni 313en.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 28/07/2022 22:47

    Ti km i sektitRilindja ke fatin dhe mundesine te jetosh gjysem i mbytur ne Ujrat e Zeza qe po permbytin SHQIPERINE prej mbi 30 vjetesh dhe e sigurt eshte se fryma e fundit do te te soset ne kete batak humner te neveritshme. Eshte ligji Karmes qe vepron o kryerilindas i pafat dhe i pamundur jo vetem per ty,por tere çorben e derrave ku jini gatuar,formuar dhe atrofizuar politikisht e moralisht. Jini te marre fund.

    Përgjigju
  • E verteta: 28/07/2022 22:42

    Eshte qe Shqiperìa dhe shqiptaret kudo qe jane meritojne Evropen dhe te kene prosperitet. Ndersa udheheqesit e korrupsionit te organizuar politik, duke filluar me Berishen e qendruar fort tek Rama, duhet me patjeter dhe shpejtesi te mbyllen aty ku e meritojne: ne burg!

    Përgjigju
  • Opozitari: 28/07/2022 22:03

    Si fillim o KM na ke ça ***me sms urdhëruse për pjesmarrje të detyrueshme. Tjetrra : Majën e shqipnis vetëm ju e shifni që i keni hyp prej 32 vitesh se poplli vetëm GROPË shef. Në EU në ondrra do hym , po pagujm nga 10 000 € me mor letrrat evropiane me u zhduk prej FTYRËS TATE , Berishës , Metës, Taulant Kok hekzagonit e TIGRIT MANJAK SEKSUAL.Ptuu plena ju shoftë ZOTI FARËN. QELBSINA QEVERITAR E OPOZITAR .

    Përgjigju
    • Lulashi: 29/07/2022 00:41

      Opozitar i dashtun sishte miting po koncert skishte logon e ps po kishte fest sishte 100vjetori i pamvarsis i totes historike po njerz qe kendojne pa legena nuk ishte arrdhja e sali berishes kryeminister ne qytete ku fmit nxirreshin nga mesimi edhe sms vini ne administrat te dilnin te nigjonin fjalimin e saliut kshtuqe opozitarizmin beje si duhet ose mos e bej hiq fol per ca shqetson popullin qe eshte minimumi jetik me ligj rregullimi i qerave qe mos te ket abuzime po ashtu dhe cmimet e ushqimeve se tjerat kan nodh e do ndollin per sa kohe te ket individ qe shofin interesin personal para te shteti e kombit si ti prsh qe shef interesin e saliut

  • Patronazhisti: 28/07/2022 20:59

    E mbushet e mbushet. E mbushet me gjith institucionet nga e gjith shqiperia. Duke marr gjith institucionet me detyrim. Kunder protesta e PS. Ku ti keni e ca keni KM

    Përgjigju
    • Patronazhisti: 29/07/2022 10:12

      O ti prenisti vertet. Po si ste vin turp kur thua nuk ishte miting kur mori gjith administraten me detyrim dhe me listprezenc. Po un punoj vet ne institucion dhe me moren me detyrim. Ju mir jeni t flliqur po dhe mashtrusa. Te drejt ke sdalim dot me mer mbiemer se na heq pragu nga puna

    • Patronazhisti i vertet: 29/07/2022 00:43

      Nuk ishte mitin o robi flas po koncert nuk mlodhi kush vota se nuk duhen edhe 4 vjet o patronazhisti i saliut ironi kirurgu asht te fakti qe ktu komentet te publikohen po te cim peka pse nuk te publikohen te tv i demokracis ????

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë