Prokuroria e Tiranës pas 5 muaj hetime dhe verifikime të nisura prej saj kryesisht ka pushuar hetimet ndaj ish- ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj.
 
Prokuroria po kryente hetimet ndaj Beqajt me dyshimet e shpërdorimit të detyrës në lidhje me koncesione partneritet publik- privat me disa shërbime spitalore përfshirë dhe Chek-Up.
 
Ky vendim është marrë nga prokurori i çështjes Endrit Bimi dhe kreu i prokurorisë së Tiranës dhe i është njoftuar dhe Ilri Beqajt si person ndaj të cilit janë kryer hetime kryesisht me iniciativë të prokurorisë.
 
Për të arritur në këtë konkluzion Prokuroria ka shqyrtuar një sërë dokumentesh dhe ka pyetur disa persona mes tyre dhe vartësit e ish- ministrit Beqaj e nga ky proces ka rezultuar se Beqaj s’ka konsumuar element të veprës penale. 


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com