Koncesionet, Vasili letër Ruçit: Nisma e LSI, qëllimisht e bllokuar, ndërhyni

Koncesionet, Vasili letër Ruçit: Nisma e LSI, qëllimisht e bllokuar, ndërhyni

Petrit Vasili

TIRANE-Sot kryetari i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe paralajmëroi ndryshimin e ligjit për koncesionet në muajin shtator. Por pas deklaratave të tij, ka reaguar kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili, i cili i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi duke i rikujtuar nismën e forcës politike ku ai bën pjesë për kocensionet. LSI ka depozituar një nisëm ligjore në Kuvend në 2016, ku kërkon që çdo koncesion mbi 4 vjet të kalojë në parlament, ndërsa duhet të japë miratimin Ministria e Financave, e Ekonomisë dhe Avokatura e Shtetit.

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon në nismën ligjore që koncesionet të mos kalojë nga qeveria, por nga Kuvendi. Vasili shprehet se Komisionet Parlamentare përgjegjëse nuk e kanë marrë në shqyrtimin nismën e LSI për koncensionet, prandaj kërkon ndërhyrjen e Ruçit. Numri dy i LSI shprehet se, shqyrtimi i projektligjit të Lëvizjes Socialiste për Integrim është zvarritur në mënyrë arbitrare, ndërsa evidenton faktin që janë dy komisione përgjegjëse për ta shqyrtuar dhe votuar, Komisioni i Veprimtarive Prodhuese dhe Komisioni i Ekonomisë dhe të Financave.  

‘Këto komisione në shkelje flagrante të ligjit kanë bllokuar totalisht shqyrtimin e nismës, pavarësisht se ka qenë vazhdimisht e miratuar në programin e Kuvendit dhe kalendarin e punimeve. Kjo është përgjegjësia juaj e drejtpërdrejtë’ thotë Vasili.  Kryetari i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe deklaroi sot se në ligjin e ri për koncesionet duhet të parashikohet heqjen e “ofertave të pakërkuara”.


Letra e Vasilit per Rucin per koncesionet

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi: 16/07/2018 17:28

    Ja dhe bufi i pulave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin